Zgjedhjet në landin Hessenit dërguan sinjale të fuqishme në Berlin. Dy partitë më të mëdha në vend CDU dhe SPD, dolën me rezultate zhgënyese nga këto zgjedhje.
Partia CDU e kancelares gjermane, Angela Merkel, mori vetëm 28% të votave, duke shënuar kështu rezultatin më negativ që nga viti 1996. Ndërkohë SPD, pavarësisht se u rendit e dyta, arriti të merte vetëm 20% të votave, shkruan DW.
Të dyja këto parti së bashku, kanë humbur më shumë se 10% të votave. Këto rezultate ishin një sinjal i qartë për qeverinë, e cila mesa duket ka zhgënjyer gjermanët.
LEXO EDHE: Zgjidhja e konfliktit në Siri/ Fuqitë e mëdha takim të jashtëzakonshëm
Fituesja më e madhe e zgjedhjeve, është partia Ekologjiste, e cila arriti të merrte 19.5 % të votave, rreth 8.5 % më shumë sesa para katër vitesh. Me shumë gjasa Ekologjistët do të jenë forca e tretë në landin e Hessenit.
Përsa i përket partive të tjera, Populistët arritën të merrnin 12% të votave, duke treguar qartë rritjen e qëndrimeve armiqësore ndaj të huajve. Më tej renditen Liberalët me 7.5 % të votave dhe të Majtët me 6.5 %.