“PD do të përdorë të gjitha kanalet, çdo mjet që ka në dispozicion një opozitë, por e rëndësishme është që thelbi i aksionit tonë është mosbindja civile.
Protesta e ditës së hënë tregoi shumë qartë se kemi arritur një pikë vlimi, ku qytetarët janë tashmë të paduruar për largimin e kësaj qeverie. Këtë e treguan me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në një protestë ku nuk u thirrën si zakonisht, për të demonstruar apo për të dëgjuar fjalime, të cilat kanë vlerë dhe janë pjesë thelbësore e jetës politike, por për një protestë ndryshe.
Këtu dhëndrri i Zhulalit ngatërron qytetarët me ushtarët e Sali Berishës, që dalin në rrugë për hallet e maskarenjëve, që tallen me ta, duke u treguar Tiranën si turista, që do të njohin edhe objektet që duhen sulmuar nga otganizata “molotov”.
Pas deklarimit të bashkëshortes së tij Ilda Zhulali, e cila pretendonte se shqiptarët urrenin më shumë opozitën se qeverin, Aldo ndryshhon mendje dhe flet sipas citateve të përditshme të Berishës majë ballkonit:
“Mosbindja civile nënkuptonte një nivel më të lartë përplasjeje dhe aktesh, ndaj mund të pritej natyrshëm një pjesëmarrje më e ulët, pasi jo të gjithë kanë dëshirë të marrin pjesë në protesta që kërkojnë më tepër energji.
Njerëzit dolën, njerëzit erdhën në një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, dhe ky është mesazhi i parë që duhet të mbahet shënim nga Edi Rama dhe të gjithë ata që e këshillojnë.
Qytetarëve të këtij vendi u ka shkuar thika në palcë. Ata nuk durojnë dot më Edi Ramën dhe këtë qeverisje sikur të jetë një normalitet, dhe nuk mund të shkojmë në zgjedhje për një mandat tjetër katërvjeçar të Edi Ramës.
Dalja masive e qytetarëve në një protestë të veçantë tregoi që gjendja ka arritur në një pikë ku nuk ka më kthim pas.
Shoqëria iu përgjigj thirrjes së Partisë Demokratike. Jo vetëm që iu përgjigj, por shoqëria është në mllef, në gatishmëri për revoltë, dhe janë përpara nesh.
Unë parashikoj që një zgjidhje e mundshme është të shkojmë drejt një qeverie teknike. Nuk mendoj se ka asnjë pengesë të pakalueshme për opozitën dhe qytetarët për të arritur në këtë rezultat”- u shpreh Bumçi.