Moderatorja Aida Shtino ka shpërndarë pak minuta më parë një InstaStory me thënien e Çerçiz Topullit:
“Që nga dita që jam lerë, kurrë s’jam shitur, kurrë s’jam blerë Çerçiz Topulli”.
Pas akuzave për vjedhjen e parave ndaj invalidit, reagon sërish Aida
Ky postim i moderatores vjen pas debatit në rrjet pas një live në TikTok mes Kozak Braçit familjes së Xhino Merkohasani (i mbetur invalid pas një aksidenti).
Familja e të riut pretendoi se moderatorja Aida Shtino nuk ua ka dhënë të gjitha paratë që u mblodhën pas kërkesës për ndihmë në emisionin e saj.
Pas akuzave për vjedhjen e parave ndaj invalidit, reagon sërish Aida
Kjo deklaratë ka shqetësuar Shtinon, e cila ka reaguar ashpër në rrjet duke e cilësuar Xhinon mosmirënjohës, ndërsa theksonte se njerëzit me aftësi të kufizuar nuk duhen ndihmuar pasi janë ashtu vetëm prej veprimeve të tyre.
“Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…
Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë…
Tani ne a duhet të dalim mbi planin e ZOTIT për ta, duke i ndihmuar…si mendoni…?
Në fakt ata edhe pse kalojnë keq, kur dikush përpiqet ti ndihmojë, sërish helmojnë dhe sa keq që nuk kanë venë mend…në fakt kjo është natyra e tyre nuk ndryshojnë dot…Ata janë mësuar të helmojnë, sepse vetëm atë gjuhë dinë, nuk dinë gjuhë tjetër…
Një njeri i mirë pa një gjarpër që kishte rënë në zjarr dhe u përpoq ta ndihmonte e ti shpëtonte jetën. Gjarpri sapo doli nga zjarri ju vërsul që ta kafshonte. Njeriu i mirë i tha , po unë të shpëtova jetën e ti më kafshon…?
Dhe gjarpëri ju përgjigj, nuk duhej të më shpëtoje, sepse unë isha për një arsye në zjarr, përndryshe kjo është natyra ime të helmoj e të kafshoj njerëz të mirë…
Atëherë njeriu i mirë e hodhi sërish në zjarr dhe kështu shpëtoi prej tij…
Pra përfundimin nxirreni vetë…
Ditë të mbarë o njerëz të mirë !”, shkruan Shtino.