Fjolla Morina ka përfunduar në spital pasi u arrestua ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës. Pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit, ajo nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Momentalisht, ende nuk dihet nëse ajo do rikthehet në qeli apo do lihet e lirë.
Kujtojmë se Fjollës i është gjetur në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë dhe ajo ka tentuar të kalojë kufirin me të.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë.
Uniformat blu kanë sekuestruar edhe një pistoletë lodër dhe thuhet se Fjolla është kapur në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, ndërkohë që po udhëtonte me makinën e saj “Audi”.