Pas 20 vitesh, Izet Haxhia rikthehet në atdhe ku e pret vuajtja e një dënimi me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai u ekstradua mbrëmjen e së martës nga Turqia ndërsa u prit në Rinas nën masa të rrepta sigurie.
Pas procedurave në Komisariatin e Rinasit, ai u transferua në qelinë e burgut 302 në Tiranë.
Ndërkohë, një ditë pasi ai u transferua në Shqipëri, në faqen e tij në facebook është shpërndarë nje dedikim i të dashurës së tij, e cila ka marrë në administrim faqen.
“Ti je forca ime, ti je shkembi im, ti je i miri im, Izet Haxhia!
Jam edhe une me ty, ne ate qeli… Dhe do te jem, kudo qe te jesh!
Zoti eshte me ty, sepse ti je me Te Verteten! Qe zhytet, por nuk mbytet kurre!!
Mire se u ktheve ne Atdheun tend, tonin, Dashuria ime e pamposhtur!
Nuk je vetem”, shkruan ajo dhe postimin e shoqëron me këngën e Alban Skënderajt “Vetëm ty”.