Partizani ka mposhtur Skënderbeut me rezultatin 0-1 në supersfidën e zhvilluar në Korçë. Goli i Malës në minutën e 3-të i ka dhuruar fitoren skuadrës së Gegës që vazhdon marshimin në kampionat.
Ndërkohë me humbjen e sotme, Skënderbeu i Shehit është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, teksa diferenca nga kreu është thelluar në 10 pikë.