osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Partia “fantazmë” e Sali Berishës do nxirret jashtë nga SHQUP! Lul PD-ja nis procedurat ligjore: Foltorja në derë të ish LSI

Partia “fantazmë” e Sali Berishës do nxirret jashtë nga SHQUP! Lul PD-ja nis procedurat ligjore: Foltorja në derë të ish LSI

Kreu i partisë “fantazmë”, Sali Berisha i “Foltores” duket se nuk do ta gëzojë dhe mbajë për shumë kohë selinë e Partisë Demorkatike, të cilën e ka zaptuar me dhunë qysh prej 8 janarit të vitit 2022, kohë kur ai urdhëroi “kamikazët” e tij për të sulmuar demokratët e ndershëm e të pafajshëm të ndodhur brenda godinës gjatë kohës së sulmit të paprecedentë dhe të pa parë ndonjëherë në Shqipëri e kudo në botë.

Gazeta “SOT” ka mësuar se me rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare, kanë nisur procedurat ligjore për marrjen e selive të Partisë Demorkatike në gjithë Shqipërinë, aty ku i ka zaptuar “Foltorja” e Berishës, e në veçanti atë qendroren në Tiranë (SHQUP).

Mësohet se ekspertët ligjor të PD dhe me të drejtën që ua njeh ligji, po hartojnë kërkesat të cilat do t’iu dërgohen institucioneve ligjzbatuese, në mënyrë që ato të çojnë në vend të drejtën që u takon demokratëve për t’u rikthyer tek selitë e Partisë Demokratike, të cilat janë marrë peng nga Sali Berisha dhe lakenjtë e tij.

Pra, me këtë lëvizje taktike, Basha, nxjerrë përfundimisht jashtë politike dhe hedh në rrugë të madhe “non-gratën” Berisha, i cili do të përfundojë tek zyrat (“çatia”” e Partisë së Lirisë së Ilir Metës, ndërkohë që do të mbahet mend në Shqipëri si njeriu që dhunoi demokratët për interesat e tij të ngushta familjare, të cilët e kishin bërë President, kryetar parti dhe Kryeministër.

Pra siç thotë edhe një fjalë e urtë popullore “po shkon haka tek i zoti”, referuar rikthimit të selisë blu tek PD zyrtare e Lulzim Bashës. Madje sikundër pohuan burimet nga brenda Partisë Demorkatike në rast se Berisha dhe çakejtë e tij nuk i binden urdhrit të gjykatës që i njeh të drejtën zotit Basha, policia pritet ta nxjerrë kreun e “Foltores” forcërisht nga godina e marrë peng prej më shumë se 1 viti e gjysëm.

Zaptimi i selisë së PD, ja si Alibeaj e ngriti si shqetësim para zgjedhjeve të 14 majit

Por zaptimin e selisë qendrore të PD zyrtare nga ana e Berishës dhe “kamikazëve” të tij, e ka ngritur si shqetësim pak muaj më parë edhe ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

“Është e qartë për të gjithe që çdo degë e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zaptuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vetë në organizimin normal të një partie që po përgatitet të hyjë në zgjedhje. Me vjen keq që në këtë periudhë një pjesë e mirë e drejtuesve të PD dhe deputetëve, përfshirë dhe mua, kemi kaluar kohë më së shumti me debate mes njëri-tjetrit në forume, studio televizive apo në Kuvend, ndërkohë që duhet të kishim kaluar më shumë kohë me demokratët. Në mbledhjen me drejtuesit lokalë të PD kam kuptuar qartë se baza e PD është e qartë në orientimin politik. Për fat të keq më e qartë se ata që duhet të orientonin bazën e sot përpëliten për të gjetur çfarë drejtimi do marrin në rrugët e ndara të kësaj partie”, deklaroi ai në 28 mars të këtij viti.

Po ashtu, të njëjtin shqetësim për zaptimin e selisë së PD nga Berisha, ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ngriti edhe pas takimit që pati në 19 prill të vitit 2023 me shefen e OSBE-ODHIR, Odria Glover, disa ditë parë zgjedhjet lokale të 14 majit. “Problemin e dimë të gjithë, fakti që ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe se selia jonë është e zaptuar në mënyrë të paligjshme, ajo frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë PD. I bëra të qartë çështjen e mosfigurimit të kryetarëve që garojnë, besoj e kuptoni për çfarë bëhet të qartë. Saktësova edhe se kush janë subjektet zgjedhore dhe keqpërdorimin që bëhet.

I bëra të qartë situatën brenda PD, arsyen përse ka ndodhur, pozicionin që kemi mbajtur, përdorimin më mënyrë të padrejtë dhe të mediave dhe financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhë është nisur të bëjë një fushatë për qytetarët kundër regjimit, është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe ajo pjesë që pretendonte dikur që është PD. Ka një vit e ca që kjo parti është në një person dhe gjuhë linçimi, baltosje.

Njerëzit tanë nuk e kanë imagjinuar ndonjëherë të ndodhen në presion nga një palë tjetër. Demokratë deri dje kanë qenë bashkë kundër qeverisë, sot ndodhen edhe nën presion ndaj ish-kolegëve, të shitur, të blerë, ju konsideroni se kjo nuk është atmosferë mbytëse”, nënvizoi Alibeaj. /Rigels Seliman