osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Partia e Shpëtim Idrizit rrezikon shkrirjen: PS kandidatë të fortë në Vlorë dhe Tiranë nga komuniteti çam! Dashamir Tahiri fundos PDIU

Partia e Shpëtim Idrizit rrezikon shkrirjen: PS kandidatë të fortë në Vlorë dhe Tiranë nga komuniteti çam! Dashamir Tahiri fundos PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet duket se po shkon drejt shkrirjes si subjekt politik. Përfshirja në një koalicion me Partinë Demokratike dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duket se kanë “zgjuar” nga gjumi letargjik kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit po i shfrytëzon këto ditë për të fituar politikisht dhe si kalë beteje po përdor çështjen çame, ndërsa ndihet entuziast, pasi ai së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda renditen në listat fituese të PD në Qarkun e Tiranës.

Por gazeta ka mësuar se kreun e PDIU, Shpëtim Idrizin e presin ditë të vështira, pasi situata nuk është ashtu siç ai e pasqyron dhe ëndërron. Prej kohësh kjo parti është përfshirë nga një hemorragji, ku deputetë, anëtarë, militantë dhe eksponentë të lartë janë larguar nga Idrizi, ndërkohë që një goditje të fortë kjo parti pritet që ta marrë të dielën e 25 prillit.

PS kandidatë të fortë në Tiranë nga komuniteti çam

Më konkretisht, sipas një verifikimi që gazeta i ka bërë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Qarkun e Tiranës rezulton se kandidatët e PS për të marrë votat e komunitet çam, janë shumë të fortë, çka do të thotë se zoti Idrizi dhe zonja Doda rrezikojnë seriozisht shumë vota, paçka se mund të hyjnë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë për shaka se janë renditur në listat fituese të Partisë Demokratike dhe koalicionet opozitar.

Po kush janë “AS-i” nën mëngë i Ramës për të marrë votat e çamëve në Qarkun e Tiranës. Bëhet fjalë për Ornaldo Rakipin, djalin e ish-deputetit të PDIU, Aqif Rakipi, i cili renditet i 30 në listat e PS. Ndërsa emri i dytë që pritet të bëjë Shpëtim Idrizin me “dhimbje koke” është zoti Tahir Muhedini, ish-kreu dhe ish-deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i cili renditet i 36 në listat e PS. Si zoti Rakipi dhe zoti Muhedini gazojnë mbështetje të fortë të komunitetit çam.

Ndërkohë, Tirana nuk është e vetmja që do t’i japë shuplakë kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, pasi edhe në Qarkun e Vlorës pritet të marrë një goditje ballore. Në këtë qark, Partia Socialiste ka kandidaturë në listat e saj një emër që mbështetet nga komuniteti çam. Bëhet fjalë për zonjën Teuta Rama. Po ashtu, po në këtë qark në prapavijë shumë vota dhe që po punon shumë fort për PS është edhe ish-kandidati për deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Gentian Ajrallai, i cili tashmë ka braktisur Shpëtim Idrizin.

Ndërsa ky i fundit në Qarkun e Vlorës kandidon një emër që nuk ka mbështetje. Nga ana tjetër, Idrizit pritet t’i japë një goditje të fortë edhe partia e Jozefina Topallit. Kjo e fundit ka afruar në partinë e saj ish-deputetin vlonjat dhe që gëzon mbështetje të komuniteti çam, Dashamir Tahiri. Zoti Tahiri është kandidat për deputet në siglën e Lëvizjes për Ndryshim në Qarkun e Vlorës sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Pra, të gjitha këto dhe këta pesë emra, pritet që t’i japin një goditje të fort në 25 prill kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, ku nëse të gjitha planet shkojnë si duhet, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet pritet të shkërmoqet. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Rigels Seliman