osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Partia e re e së djathtës, forca që mbledh “armiqtë” e LSI-së: a e ka Patozi profilin e një lideri?

Partia e re e së djathtës, forca që mbledh “armiqtë” e LSI-së: a e ka Patozi profilin e një lideri?

Gjatë dy mandateve të Partisë Demokratike, ai nuk pati asnjëherë një post ekzekutiv; por pas zgjedhjes së Bamir Topit President i Republikës, gazetari që më shumë kishte bërë karrierë si komentator sesa si reporter, u zgjodh nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar.

Në kulmin e pushtetit të PD-së, Astrit Patozi nuk arriti dot të profilohej si udhëheqës, megjithëse në Parlament spikati si duelues me Gramoz Ruçin, homologun e tij socialist.

Megjithëse i “hidhur” në fjalime ndaj kundërshtarëve, gjithsesi ligjërimi i Patozit nuk tejkaloi asnjëherë etikën dhe gjuhën e ashpër.

Ai është një nga përfaqësuesit e polemikës politike qytetare dhe të edukuar. Por profili politik i Astrit Patozit u rrit kryesisht gjatë mandatit të parë të qeverisjes PS-LSI.

Fjalimet e tij ishin të forta, mjaft kritike dhe ç’është më e rëndësishmja goditëse dhe mjaft të ngjitshme në publik. Pikërisht kjo ishte periudha që Astrit Patozi fitoi profilin e tij si polemist dhe orator i dorës së parë.

Por a është Patozi përveçse një polemist, një politikan i fuqishëm që të jetë i aftë jo thjesht për të krijuar një forcë politike por për të arritur rezultate?

Gjatë pushtetit të PD-së, Patozi nuk mori një rol qeveritar apo ekzekutiv për të matur aftësinë e tij, por gjatë 2-vjetorit të parë të opozitës së PD-së, kur Lulzim Basha nuk ishte në Kuvend, Patozi arriti rezultat më të rëndësishëm edhe se Sali Berisha në publik, megjithëse kryeministri siç dihet fliste pa kufi.

Pikërisht në këtë kohë Astrit Patozi arriti një fitore politike të rëndësishme, duke udhëhequr një betejë gati personale me një nga “dinosaurët” e politikës shqiptare, Ilir Metën.

Antagonizmi me Metën i dha edhe një profil ndryshe nga udhëheqësia tjetër e PD-së që flirtonte me kreun e LSI-së.

Duke ndjekur ish-mikun e tij të ngushtë, të ndjerin Sokol Olldashi, Astrit Patozi ndërtoi diskurin e tij duke goditur fort LSI-në dhe infrastrukturën e saj të pushtetit.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, kur Ilir Meta u investua edhe personalisht për të fituar Bashkinë e Vorës, Astrit Patozi, i cili ishte i deleguari i PD-së për Vorën u investua për të mundur LSI-në në zgjedhjet vendore.

Dhe Vora ishte jo thjesht një nga pak bashkitë që PD-ja e fitoi në rang kombëtar, por një triumf politik i Astrit Patozit.

Pikërisht në atë betejë ai hyri në rangun e politikanëve të nivelit të lartë. Fitorja me Metën shënoi dhe fillimin e fundit të vazhdimit të jetës politike të Astrit Patozit në PD, ngaqë lidershipi i saj, pas vitit 2015 nisi marrëveshjen e fshehtë me Ilir Metën për të mundur Edi Ramën me “intriga pallati”.

Përjashtmi nga postet drejtuese në PD, ishte në një farë mënyrë vetëm formalizimi i asaj çfarë realisht kishte ndodhur.

Astrit Patozi deklaroi hapur mbrëmë se Jozefina Topalli është një nga emrat që mund të përfshihet në partinë e re.

Edhe Topalli, njësoj si Patozi nuk ka pasur post ekzekutiv në qeverinë e PD-së dhe është nga ana tjetër kundërshtarja e fortë e aleancës PD-LSI.

Duket që largimi i të gjithë “armiqve” të Metës në PD nuk është fare rastësi.

Madje ka shumë gjasa që partia e re të formohet si një profil politik i qartë, që shënjestër politike përveç Edi Ramën dhe të majtën zyrtare do të ketë edhe LSI-në e Monika Kryemadhit, pra të majtën e ardhur nga shizma por që prej një viti është një aleancë të ngushtë me Lulzim Bashën. /tesheshi.com/