osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Partia e Merkelit: Opozita po pengon qeverinë, negociatat në rrezik, dialog

Partia e Merkelit: Opozita po pengon qeverinë, negociatat në rrezik, dialog

Grupi parlamentar i CDU-CSU në Bundestagun gjerman, që kryesohet nga partia e kancelares Angela Merkel ka dënuar veprimin e opozitës për djegien e mandateve. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman Florian Hahn deklaron se Shqipëria po humbet besimin e partnerëve europiane me veprimet e fundit të opozitës.

Ai shprehet se veprimet e opozitës me protestat e dhunshme dhe djegien e mandateve po pengojnë punën e qeverisë duke vendosur në rrezik negociatat. “Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza.

Protestat aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Deputetët po bëjnë një shërbim të keq, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme.

Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve. Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik” thuhet në deklaratë.

CDU/CSU është pjesë e Partive Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike Shqiptare. Po sot Ministria e Jashtme gjermane theksoi në një deklaratëse akuzat për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti. Ndërkohë që edhe të djathtët, Eduard Kukan, që ka lidhje të ngushta me ish-kryeministrin Sali Berisha u shpreh se djegia e mandateve është e gabuar dhe se kriza politike në Shqipëri e shqetësonte në raport me hapjen e negociatave. Të gjitha kancelaritë kryesore në Europë, por mbi të gjitha edhe Departamenti Amerikan i Shtetit janë vendosur kundër qëndrimit të opozitës shqiptare pas protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve.

Deklarata e Florian Hahn per situaten politike ne Shqiperi