Këtë të martë Partia Demokratike ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
Po ashtu, PD ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.
“Po ju dergoj per njohje shkresen e PD per regjistrim si subjekt politik dhe propozimet per anetare te KZAZ.”
Pas kërkesës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Lulzim Basha ka dërguar vërtetimin e Gjykatës se ai është kryetar i PD-së.
Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, kryedemokrati i ka shuar sot çdo shpresë Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijin në Bashkitë pa kryetar duke përdorur logon e PD-së.