Deputeti në radhët e CDU/CSU Olav Gutting deklaron se largimi i opozitës nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve s’përputhet me vlerat e Gjemanisë.
Me tej ai deklaron se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut, jo përmes luftimeve në rrugë.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se progresi që ka bërë Shqipëria është i dukshëm. Ai thotë se Shqipëria është populli më pro BE në rajon teksa deklaron se Gjermania mbështet perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim.
Deklarata e plotë
Bashkëpunimi Ekonomik, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit
Së pari, Shqipëria është mikja dhe partnerja jonë dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë që shqiptarët janë populli më pro BE në rajon, bazuar në gjithë vëzhgimet e Bashkimit Europian.
Ne gjithmonë e kemi mbështetur perspektivën e Shqipërisë për të hyrë në BE. Me ndihmën e KfW-së, por jo vetëm të saj, ne kemi investuar shuma të konsiderueshme në vend, i cili ka bërë progres të mahnitshëm prej diktaturës në të qenit anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE.
Së dyti, duhet të jemi të kujdesshëm me përcjelljen e mesazheve nga Gjermania në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në dhënien e këshillave Shqipërisë, si për shembull, sa i përket datës së zgjedhjeve.
Mundet vetëm të themi që braktisja e parlamentit dhe hedhja e molotovëve nuk është opsion. Kjo është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona.
Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.
Së treti, duhet të përshëndesim progresin e Shqipërisë bazuar në raportin e Komisionit të BE-së dhe të trajtojmë me kujdes rekomandimet pozitive të Komisionit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka një progres të prekshëm.
Unë pajtohem se ne duhet të shikojmë në proces në pikëpamjen tonë dhe analizuar atë më vonë. Por kjo duhet të ndodhë në një dialog.
Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet e tyre. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të shkuar dhe seriozisht probleme për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe mbështetje te plotë.