Dhoma e Ulët e parlamentit të Holandës do të dikutojë sot në orën 20:30 për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, vendimt i cili pritet të jepet në datën 18 tetor pas mbledhjes së Komisionit Europian.
Ndërkohë sot ministrat e qeverisë Rama i dërguan një letër qeverisë dhe parlamentit holandez për t’i thënë “Po” hapjes së negociatave. Ato i kërkojnë Holandës t’i njohë Shqipërisë arritjet ashtu siç bëri edhe Gjermania pak ditë më parë.