Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e madhe që del nga çatia e katedrales.
Tymi i bardhe që del prej andej është i dukshëm në pjesën më të madhe të qytetit. Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit.
Zjarrfikësit thonë që flakët kanë shpërthyer në zonën e çatisë së katedrales. Në pamjet që vijne Live nga televizioni francez BFM duket Kupola e katadrales, rreth 93 metra e lartë, cilësuar si simboli i Parisit, që është rrafshuar plotësisht.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.