osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paria me xhepat plot që na tregon se jetojmë në kohë lufte… por ama taksat na i mbledhin si në kohë paqeje

Paria me xhepat plot që na tregon se jetojmë në kohë lufte… por ama taksat na i mbledhin si në kohë paqeje

Nga Anri Bala

Shqipëria një vend me ekonomi të brishtë, sot është në ditët e saj më të këqija! Sigurisht, për t’i bërë qejfin kryeministrit, por edhe për të pranuar disa të vërteta që të gjithë i dimë, ia vlen ta theksojmë se vendi ynë u shkund nga tërmeti dhe nga dëmet e shkaktuara prej tij.

Ende pa ngritur krye e pa vendosur një tullë, prej dy vitesh Shqipërisë ia shkundi xhepat e grisura pandemia dhe nuk i la asnjë kacidhe në xhep. Pandemia mori jetë njerëzish por edhe shumë prej atyre që mbijetuan, ua bëri jetesën të pamundur, në kufi të mbijetesës… aq sa shumë pohonin se: Më mirë të kishin vdekur, se sa të varrosur për së gjalli!

Si për të mos mjaftuar këto, zgjedhjet e 6 Marsit, treguan se opozita është në dorën e “non grata”-ve dhe partia që pritej se do thyente mitin e “Nuk ka kush ta marri tjetër”, është në një situatë më të keqe se vetë Shqipëria. Vendi ynë, njësoj sikurse po ndodh edhe me vendet e tjera të rajonit e më gjerë, është i kërcënuar nga “lufta”, e cila nuk ka gjasa të ndodh tek ne, por ama po shkakton dëme prej së largu, sepse duke qenë të dobët ekonomikisht, kriza ekonomike duket e pakapërcyeshme.

Por ajo çfarë është më tragjike, edhe pas gjithë kësaj, unë të paktën, ndjehem i detyruar të duroj edhe kapadaillëkun e ca mediokërve që e morën në qafë këtë vend, shërbëtorë të interesave që nuk i kalojnë xhepat e tyre, të na japin edhe mësime se si duhet të përdorim mjetet private të transportit, që po sipas këtyre sharlatanëve, i ndezim edhe kur duam të blejmë cigare apo bukë tek cepi i rrugës.

Përbuzja e zonjës kundrejt një populli të tërë, i cili bëhet copa çdo muaj për t’i siguruar minimumin jetik dhe të plotësoj kushtet minimale fëmijëve apo familjarëve të tyre është jashtë çdo imagjinate, por është padyshim fytyra çka zonja përfaqëson. Përbaltja e një populli të tërë, duke i drejtuar gishtin, se qenkemi ne ata që shpërdorojmë paratë e fituara me aq mund nga punë e ndershme, është grada më e lartë e fyerjes së atyre që marrin përsipër ta dëgjojn.

Padyshim meritë të veçantë gëzon dhe kryeministri, i cili glorifikoi injorancën duke i uzurpuar karriget e pushtetit me llumin e llumit, që ço çu duket vetja meqë dalin në konferenca dhe nuk kanë një veshje njësoj, për të na premtuar se do shpëtojnë shqiptarët “e zbathur” nga hallet e tyre, që na i lanë vetë… si kopili në derë.

Në fakt shqiptarët lexojnë, dëgjojnë, edhe mbajnë shënim… edhe për përbuzjen e mjeranes, që na hiqet si mentore, por që duket nga avioni se çfarë përfaqëson, por të paktën nëse do të heshte… do të shpëtonte veten nga makiazhi i politikanit shejtan-budalla!

Nuk e di se sa mund të kuptoj kjo bibë qeveritare, por qytetarët nuk po kërkojnë as ndihmë financiare dhe as borxh… por të hiqet dorë nga mashtrimi dhjetra vjeçar i vjedhjes më të madhe që u bëhet me ligj shqiptarëve.

Përralla që u tregoni shqiptarëve, se në Shqipëri sot, karburanti është 2 herë më i shtrenjtë se në të gjitha vendet fqinje për shkak të ndryshimit të taksimit mbi qarkullimin dhe përdorimin e karburantit janë një mashtrim poshtërues nga gjithë të poshtërit që kanë krijuar këtë skemë piramidale zhvatjeje.

Një taksë fikse 1 vjeçare në Kanada ose Amerikë është rreth 100 dollarë në muaj. Ndërsa në Maqedoni apo Kosovë qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, paguajnë më pak se gjysmën e taksave në Shqipëri.

Ndërsa në futjen e 7 taksave në çmimin e karburantit, fitimi i shtetit është i paparashikueshëm dhe skandaloz, sepse lëvizja e çmimit në treg shoqërohet edhe me rritjen e TVSH dhe tatim fitimit të subjektit shitës dhe natyrisht u merret qytetarëve çdo ditë. Kjo mund të thuhet edhe për konsumin, që sa më i madh të jetë sasia e konsumuar aq më i madh është fitimi i shtetit.

Ndërsa mjetet e bujqësisë, megjithese nuk kanë punë me qarkullimin, ndotjen, ngjyrosjen, kontrollin e pompave, etj… sepse nuk janë përdorues të rrugëve, taksat e futura si pyk në çmimin e karburantit i paguajnë duke shtrenjtuar të gjitha produktet bujqësore dhe jetesën në vend.

Pra kjo është manovra e hajdutëve të moralshëm të financave shqiptare, me shkolla përkthyesish dhe me kurse 1 veçare financierësh në Honolulu, që kryeministri ynë i ka shumë qejf. Ndaj urgjentisht dhe gradualisht filloni të ndryshoni metodën e taksimit në Shqipëri, jo si Amerika dhe Kanadaja… por të paktën si fqinjët tanë Maqedonia dhe Kosova, shtet më të vegjël se ne, por shumë më të ndershëm me qytetarët e tyre.

Mjaft dëgjuam duke na mashtruar sikur taksimi juaj është tabu, më i miri dhe i ndershmi… kur sistemin fiskal e keni bërë copë duke paguar miliona nga taksat e vjedhura prej xhepave tanë, pa ndryshuar asgjë veçse emrin, programuesin, operatorin dhe teknologjinë… kasat e famshme./Ekskluzive.al