Seanca e parë gjyqësore ndërmjet Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës lidhur me akuzat e kryedemokratit se deputeti socialist ishte garant i shumës së 3.4 mln eurove që u gjetën në një automjet “Toyota Auris” në Portin e Durrësit, do të zhvillohet në 10 tetor në orën 09:30.
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot për mbajtjen e seancës pas tre jave dhe shorti ka caktuar Gerdi Hoxhën si gjyqtar. Taulant Balla ka paditur Lulzim Bashën për shpifje. Seanca do te drejtohet nga gjyqtari Gerdi Hoxha.
Padia e parë që do shqyrtohet është ajo për shpifje, pasi Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist si garantues të 3.4 mln eurove që u kapën në “Toyota Auris”.
Ndërsa padia e dytë është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë. Lulzim Basha foli në parlament se ishin nisur drejt Shqipërisë një shumë e konsiderueshme eurosh brenda një automjeti “Toyota Yaris” ngjyrë e kuqe.
Basha tha se ia servirën agjencitë partnere, por ka dyshime të dhënat rrodhën nga një agjent i SHISH i cili i përcolli kreut demokrat informacione konfidenciale, duke cenuar rrezikur dështimin e operacionit të policisë pasditen e 24 qershorit.