Një ish-këshilltar shkencor ka paralajmëruar që koronavirusi do të jetë i pranishëm ‘përgjithmonë’ dhe njerëzit mund të kenë nevojë për vaksinime të rregullta kundër tij.
Duke folur në programin e BBC Radio 4, Profesori Sir Mark Walpoet, i cili është anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (Sage), ka thënë se, ashtu si çdo grip, do duhet të bëjmë shpesh vaksina për të kontrolluar shpërthimet, por Covid-19 nuk do të zhduket kurrë ’nga vaksinimi’.
“Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë në një formë ose një tjetër dhe pothuajse me siguri do të kërkojë vaksinime të përsëritura. Pra, si çdo grip, njerëzit do të kenë nevojë për ri-vaksinim në intervale të rregullta.” ka thënë ai.
Shkencëtari paralajmëroi gjithashtu se është ‘e mundur’ që virusi të dalë ‘jashtë kontrollit’ përsëri.
Ai shtoi: Njerëzit kanë argumentuar shumë fuqishëm se aplikimi i izolimit total nuk është zgjidhje. Fillimisht duhej të ishte kështu, por tani ne mund të jemi shumë më të kujdesheshm me masat.
Komentet e profesorit Ëalport erdhën pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka thënë që ai shpreson që pandemia e koronavirus të përfundojë brenda dy viteve, pasi ndryshe nga gripi spanjoll në 1918, tani teknologjia ka ndryshuar dhe mund ta kalojme ne një kohë më të shkurtër.
Dailymail