Malet në rrethin e Krujës janë mbuluar nga bora, trashësia e së cilës shkon deri në 15 cm. Ndërkohë, aktualisht rruga për në Qafë-Shtamë është e kalueshme vetëm me zinxhirë.
Niveli i lumenjve gjithashtu është rritur, por fatmirësisht deri tani nuk ka probleme. Mësohet se disa fshatra janë pa energji elektrike si pasoje e dëmtimit të linjave furnizuese.
SHBA nuk ndalet, i jep goditjen e fuqishme Rusisë, zbardhet vendimi i fundit
Reshjet e borës kanë përfshirë edhe qytetin verilindor të Korçës. Mësohet se trashësia e borës në Dardhë ka arritur 5 cm deri 15 cm. Ndërkohë borëpastrueset kanë punuar për të pastruar rrugët dhe për t’i kriposur rrugët në mënyrë që mos të krijohen probleme me qarkullimin.
Ndërkohë, mësohet se situata në Lezhë është drejt normalizimit. Niveli i uji ka rënë disa centimetra, gjë e cika ka sjellë dhe tërheqjen e ujit. Aktualisht hodrovoret janë në punë, por sërish disa hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji.
Më herët u bë me dije se si pasojë e reshjeve të dendura të borës ka pasur bllokim të Rrugës së Arbrit.