Shiu i rënë ditën e sotme, ka shkaktuar një trafik të rënduar në akset kryesore të kryeqytetit. Makinat vijojnë që të qëndrojnë prej më shumë se 30 minutash pa lëvizur fare, e ndërsa kjo problematik shfaqet në çdo rrugë.
Situata është aq problematike, saqë ndonëse në terren ka efektivë të policisë Rrugove, menaxhimi është i pamundur.
Nderkohe qe një qytetar bën policin duke mundësuar kalimin e ambulancës.
“Për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej”, ka fluks të shtuar të automjeteve, por dhe të këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme, jashtë vendkalimeve të përcaktuara, gjë që ka sjellë herë pas here bllokim të lëvizjes.
Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës”, lajmëron mes të tjerave policia.
Por nuk janë vetëm vizita e zyrtarit të lartë amerikan Escobar në Tiranë dhe loja nëpër shi e një tufe kalamajsh në sheshin qëndror të kryeqytetit ato që kanë bllokuar këtë rrugë, por situata është bërë problematike dhe nga shpërthimi i ujrave dhe probleme të tjera./m.j