Kryeministri Edi Rama, ashtu siç paralajmëroi nga foltorja e Kuvendit, ka zhvilluar një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ai ka treguar detajet e këtij komunikimi.
“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë.
Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.
Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruan Rama në Twitter.