Ekspertët theksojnë se ky parashikim duhet të merret seriozisht dhe rikujtojnë se CIA në mesin e viteve tetëdhjetë paralajmëroi për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë
CIA dhe organizata joqeveritare amerikane “Stratfor” kanë parashikuar se BE-ja e sotme së shpejti nuk do të ekzistojë dhe do të ndahet në disa grupe në: Evropën e vjetër, Evropën e re në aleancë me SHBA-në dhe aleancën midis vendeve ortodokse!
Evropa Perëndimore
Blloku perëndimor apo Evropa e vjetër do të përbëhet nga – Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Austria, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda, gjegjësisht Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC), e cila deri në shpërbërjen e Paktit të Varshavës përbëhej nga 12 vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore.
Evropa e re
Evropën e re do ta përbënin: Lituania, Estonia, Letonia, vendet e Grupit të Vishegradit, Sllovenia, Kroacia, e cila do të gjendet nën patronazhin ekonomik gjerman dhe atë ushtarak amerikan.
Aleanca ortodokse
Blloku i tretë do të ishte një konfederatë Ballanike e formuar nga vendet ortodokse – Serbi, Rumani, Bullgari, Maqedoni dhe Greqi. Bosnja si dhe Shqipëria do të bashkoheshin me këtë bllok.
Parashikime të ngjashme janë bërë edhe nga organizata joqeveritare amerikane
“Stratfor”.
Në këtë organizatë joqeveritare besojnë se BE-ja së shpejti do të ndahet në dy pjesë: Perëndimin e pasur dhe një grup të vendeve të vogla në Evropën Qendrore aleate të SHBA-së.
Ata gjithashtu parashikojnë krijimin e një Unioni ortodoks (Bizantin). Kjo aleancë, siç thuhet, do të jetë “bashkim i gazit”, ku motivi kryesor i formimit të tij – është paraja.
Ekspertët gjeopolitik dakordohen se ka ardhur koha e sistemit shumë-blloqesh, me disa qendra të fuqisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk do të luajë një rol të madh në skenën botërore.
Shpërbërja e BE-së ka të ngjarë që t’i konvenojë SHBA-së dhe Rusisë, thonë disa analistë politikë.
Brexiti dhe ardhja në krye të SHBA-ve e Donald Trumpit është parë nga shumë si një përshpejtim i qartë dhe i parashikuar për shpërbërjen e BE-së.