Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme 11 Janar 2019 nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se ditën e premte unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë 4-orëshe, nga ora 13.00 deri në 17.00.
Kjo grevë pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë, por probleme edhe për qytetarët shqiptarë që kanë rezervuar fluturime drejt shtetit fqinj.
Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjensitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.