osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Dhjetori do i marrë me vete të gjithë ata që kërkojnë të legalizojnë gjënë e vjedhur

Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Dhjetori do i marrë me vete të gjithë ata që kërkojnë të legalizojnë gjënë e vjedhur

Nga Spartak Ngjela

Dhjetori i këtij viti, i jep fund procesit të ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

I.

Dhjetori formon gjithashtu edhe Këshillim e Emërimeve në Drejtësi dhe krijon realisht procedurën për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Njëherësh KLP dhe KLGj hap rrugën për formimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm dhe hap edhe rrugën e sigurt për funksionimi e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

ll.

Skartimi i gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar, ishte domosdoshmëri historikë, kështu është edhe vijimi i shqyrtimit të të tjerëve. Korrupsioni i gjyqsorit ka qenë gjëmë kombëtare. Këta gjyqtarë dhe prokurorë, me shitjen e drejtësisë kanë konsoliduar korrupsionin kryeministror shqiptar, dhe u kanë sjellë shqiptarëve vuajtjen e tretë historike: vuajtja e parë ka qenë aneksimit i 2/3 të Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitin 1913; vuajtja e dytë ka, qenë makabriteti komunist 1945-1991; dhe vuajtja e tretë është pa dyshim korrupsioni i pushtetit gjyqësor në Shqipëri, që po e çonte Shqipërinë në shpërbërjen e saj kombëtare.

Tani po dëgjoj se korrupsioni i gjyqtarëve dhe prokurorëve të skartuar për vjedhje do të kërkojë ndihmën e Gjykatës së Strasburgut. Domethënë do kërkojnë “të drejtën për të legalizuar gjënë e vjedhur” dhe “të drejtën për të qenë hajdut”.

Po kaq naivë paskan qenë këta vjedhës? Kam përshtypjen se dikush i gënjen. Le që, fakti që kanë bërë një korrupsion aq banal, kuptohet se janë injorantë me ligësi të brendshme.

Pse janë hedhur në sulm pikërisht tani? Sepse nuk e besonin që do të krijoheshin ndonjëherë KLGj dhe KLP me Byronë Kombëtare të Hetimit.

lll.

Ky ishte suksesi më i madh historik që po arrijnë shqiptarët. Pas njëqind vjetësh errësirë joligjore dhe politikash me karakter skizofrenik nga kryeministra skizofrenë, në dhjetor fillon edhe procesi për filtrimin e shoqërisë shqiptare nga abuzuesit shtetërorë të degraduar, hajdutët dhe shitësit e interesit kombëtar.

Historia e Shqipërisë pas zhvendosjes së tyre do fillojë të jetë historia e progresit dhe e mirëqenies shqiptare.

Nuk e shihni sesi janë trembur? Lloj-lloj përrallsh po artikulojnë dhe presin një konflikt të jashtëm apo një destabilizim të brendshëm.

Në fakt, janë në përhumbjen mendore të njeriut të trembur. Dhe janë trembur se kanë bërë kërdinë e madhe. Kanë grabitur shqiptarët dhe shtetin shqiptar, pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe prona private, sa kanë mundur. Tani duhet t’i dorëzojnë. Dhe do t’i dorëzojnë.

Shqiptarët duhet të rrinë të qetë. Ndërkombëtarët i kanë identifikuar e po i identifikojne përditë pronat dhe pasuritë e vjedha.

Shqiptarët do t’i djegin kur t’i dëgjojnë bëmat e tyre: paratë e depozituara nëpër banka jashtë vendit, pasurinë kombëtare të shitur privatisht, vrasjet që ka kryer korrupsioni i lartë shtetëror në bashkëpunim me krimin e organizuar. Gjithçka për grabitje vlerash, materiale dhe eliminim fizik për të mos lënë gjurmë.

Shqiptarët do të dëgjojnë emra varësisht që i kanë parë e po i shohin në sfera të larta të politikës apo të kompanive të mëdha tregtare. Do të dëgjojnë emra të njohur të kapitalit privat që janë marrë me pastrimin e parave të kryeministrave shqiptarë, e atë të të tjerëve të këtij lloji.

Në fakt, ky që po vjen, është akti i fundit i dramës 100 vjeçarë të Shqipërisë.