Në Beograd po vazhdon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, e thirrur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të ndërhyrjes së policisë së Kosovës për a.rrestimin e të dyshuarve për .kontrabandim dhe k.orrupsion, mes tyre zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, presidenti serb Vuçiç ka paralajmëruar BE-në, se Serbia do të reagojë nëse forcat speciale “ROSU” nuk tërhiqen nga veriu.
Po ashtu thuhet, se ushtria e Serbisë është vendosur në gjendje gatishmërie për çdo rast. Këto informacione ju kumtuan reporterëve të Tanjug prej anëtarëve të kabinetit të Vuçiç.