Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se nisur nga situate aktuale, lufta në Ukrainë mund të zgjasë për vite të tëra.
Stoltenberg tha se Perëndimi duhet të dërgojë më shumë armë në Ukrainë në mënyrë që të kenë sa më shumë mundësi të të çlirojë Donbasin nga kontrolli rus.
“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës. Kjo duhet të vazhdojë edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, tha Stoltenberg.