osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paralajmërimet e Yuri Kim , KQZ regjistron si subjekt për zgjedhjet e 25 prillit partinë e Tom Doshit

Paralajmërimet e Yuri Kim , KQZ regjistron si subjekt për zgjedhjet e 25 prillit partinë e Tom Doshit

Partia Social Demokrate, pjesë e së cilës është edhe Tom Doshi, është regjistruar si subjekt në zgjedhjet e 25 prillit, me kryetar Ëngjëll Bejtjan.

Pas depozitimit të kërkesës për regjistrim, KQZ i ka kërkuar partisë PSD plotësim dokumentacioni, Sipas dokumentacionit të plotësuar kryetar i PSD rezulton Engjell Bejtaj.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi u shpreh: “Meqenëse dokumentacioni i paraqitur nga PSD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor është në përputhje me parashikimin e Kodit Zgjedhor, vendosi regjistrimin e PSD si subjekt zgjedhor”.

Ajo që nuk mbetet e sigurtë është kandidimi ose jo i Tom Doshit në zgjedhje, pas reagimeve të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Sjellim në vëmendje që emri i Tom Doshit shkaktoi një debat në opinionin publik, pas reagimit të ambasadores Yuri Kim. Kjo e fundit përmes një postimi në “Twitter” solli në vëmendje që Tom Doshi është në listën e zezë të DASH, duke u shprehur se shqiptarët meritojnë më shumë.

Ndërsa në një postim të dytë pak ditë më vonë, kryediplomatja amerikane u dha fund spekulimeve, duke u shprehur se Edi Rama e ka siguruar se ai nuk do të ketë rol në qeverinë që ai do të formojë pas zgjedhjeve.

“Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që Rama do të formojë”, do të shkruante Yuri Kim në Twitter.

Muajit e fundit ambasadorja Yuri Kim ka rritur presionin mbi partitë politike, duke u kërkuar të filtrojnë listat e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që të shmangen personat me rekorde kriminale.

“Liderët e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji shqiptar dhe që pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, do të shprehej në një deklaratë Yuri Kim.

Ndërsa kryeministri Rama do t’i përgjigjej: “Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren amerikane”