osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Para greke dhe në mediat e Shkupit: Maqedonia hesht mbi skandalin

Para greke dhe në mediat e Shkupit: Maqedonia hesht mbi skandalin

Mediat në Maqedoni kanë heshtur për çështjen e financimit të portaleve nga Greqia, në një kohë që Parlamenti i vendit po përpiqet të kalojë ndryshimet kushtetuese për emrin.

Pas publikimit të lajmit nga Top Channel, në Maqedoni ende nuk dihen portalet që kanë marrë financime nga Athina zyrtare.

Financimi i portaleve pritet të ndajë edhe më shumë opinionin publik dhe politik në vend.

“Në Maqedoni nuk është trajtuar si temë çështja e financimit të portaleve nga Greqia. Çështja e emrit i ka lenë të ngrira çështjet e tjera që kanë të bëjnë më Maqedoninë.

Në këtë rast nuk është mbuluar aq shumë skandali i përdorimit ose keqpërdorimit të mjeteve financiare të diplomacisë greke për mediat në Maqedoni ose Shqipëri”, thotë Xhelal Neziri, analist politik.

Në mungesë të lajmit, për momentin, nuk dihet se cilat janë portalet e përfshira në borderonë e ministrisë së Jashtme greke.

“Deri më tani nuk dihet cilat janë ato portale që kanë marrë mjete për të promovuar politikat greke në Maqedoni. Nuk ka një debat të hapur në lidhje me këtë temë”, shprehet Neziri.

Analisti Xhelal Neziri thotë se është i nevojshëm një hetim i plotë për zbardhjen e çështjes.

“Mendoj se nëse ky rast konfirmohet si i vërtetë do të ndikojë për keq në raportet mes Greqisë e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të shtetit grek në politikat e brendshme të vendeve fqinje.

Duhet një hetim i detajuar i shpenzimit të këtyre mjeteve dhe nëse konfirmohen, duhet mbajtur përgjegjësi nga diplomacia greke dhe mediat që kanë pranuar në një lloj forme të luajnë rolin e propaganduesit, përcjelljen e axhendave dhe politikave të huaja në Maqedoni dhe Shqipëri”, tha ai./TCH