Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani po shijon pushimet e tij verore në jug të Shqipërisë, në një nga resortet më luksoze të zonës.
Pushimet e tij duket se po kalojnë për mrekulli, pasi mbrëmjen e djeshme Manjani u filmua teksa argëtohej dhe dukej mjaft entuziast.
Para dy ditësh në rrjetet sociale Ylli pa cepa skruante duke rrjeshtuar dhjetra arsye sipas mendjes së tij se Shqipëria na qenka një vend i pajetueshëm për të rinjtë dhe popullin vital, por edhe për pensionistët ndërsa ka harruar se si jeton soji i tij, që i ka bërë gjëmën këtij vendi duke përdorur karriget e pushtetit të zëna padejtësisht pa asnjë llojë merite apo aftësie, thjesht si analfabet funksional që nuk kuptojnë atë që shkruajnë, por ama lehin mirë pas gardhit të partive.
Ai është filmuar duke kërcyer mbi një tavolinë, ndërsa po shijonte ritmet e këngëve greke të këngëtarit të njohur Konstantinos Argiros.
Atmosfera në lokal ishte e zjarrtë, me muzikë të lartë dhe këngë greke, teksa Manjani dukej i relaksuar dhe duke shijuar çdo moment të mbrëmjes.