U zhvilluan mbrëmjen e sotme dy takimet e tjera të fazës çerekfinale të kompeticionit të “UEFA Champions League” që dhuruan gola dhe emocione në të dy sfidat Ajaks-Juventus dhe Man United-Barcelona.
Takimi i zhvilluar në “Johan Cruijff Arena” mes Ajaksit dhe Juventusit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, në një 90 minutësh spektakolar dhe emocionues ku vendasit zhvilluan një takim mjaft të mirë ku me pak fat mund të kishin dal fitimar nga ky duel i parë kundër “Zonjës së Vjetër”.
Ajaksi e nisi mjaft mirë ndeshjen ku që në startin e takimit pati shumë raste të rezikshme me anë të sulmuesit Zijeç, i cili u ndal nga portiere Shezni.
Kur pjesa e parë po shkonte drejt përfundit, ylli portugez i bardhezinjve Kristiano Ronaldo në rastin e parë për miqtë arriti që të gjente golin e avantazhit duke u treguar i saktë me goditjen e tij me kokë brenda zonës.
Megjithatë, kjo nuk e demoralizoi aspak ekipin e Ajaksit të cilët që në sekondat e para të pjesës së dytë barazpeshojnë rezultatin duke shënuar me anë të Neres që e dërgoi topin në cepin e largët të portës së mbrojtur nga Shezni.
Minutat në vijim ishin të mbushura me spektakël, por golat u mohuan nga të dy portierët të cilët sot ishin në një super formë.
Me këtë barazim Juventusi është më i avantazhuar për të shkuar për në gjysmëfinale pasi takimin e rrallës do e zhvillojë në stadiumin e asaj, edhe pse me ndeshjet e luajtuara Ajaksi duhet pasur frikë.
Ndërkohë, në takimin tjetër Barcelona ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
Katalanasit fituan në ndeshjen e parë në transfertë kundër Manchester United me rezultatin 0-1 fal autogolit të shënuar nga Shaw.
Me këtë sukses Barça është me një këmbë në fazën tjetër pasi ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në “Camp Nou”.
Kliko KËTU për të ndjekur raportin e plotë të ndeshjes Ajaks-Juventus dhe më poshtë golat e takimit. (TemA)