osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Panuçi i është qepur keq Jarit, i gjen shtëpinë dhe i kërkon 100 mijë euro

Panuçi i është qepur keq Jarit, i gjen shtëpinë dhe i kërkon 100 mijë euro

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, duket se është i vendosur të zhvillojë sa më parë procesin gjyqësor që ka hapur ndaj ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilin e ka paditur për cënim të imazhit dhe personalitetit, duke i kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim.

Madje, kaq e madhe duket kjo dëshirë, sa që avokatët e Panuçit nuk kanë pritur zyrën e Gjendjes Civile që të gjejë adresën e Nishanit, por e kanë gjetur vet përpara dhe ia kanë vënë në dispozicion gjykatës.

Këtë e konfirmon komunikimi që avokatët kanë me gjykatën, ku gjyqtarja e çështjes, Anila Karanxha ka vendosur që t’i rinisë njoftimin për deklaratën e mbrojtjes palës së paditur në bazë të adresës së depozituar nga pala paditëse.

Pra, ndonëse gjykata ia kishte kërkuar zyrës së Gjendjes Civile që të gjente adresën e ish-presidentit të Republikës, avokatët e Panuçit e kanë gjetur më parë këtë adresë duke ia vënë në dispozicion gjykatës brenda 3 ditëve.

Padia civile e trajnerit të kombëtares, Kristian Panuçi, ndaj ish-presidentit Nishani ka të bëjë me një reagim të ish-kreut të shtetit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3-0.

Pas kësaj ndeshje, Nishani reagoi me një deklaratë në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar trajnerin Panuçi si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur.

Për këtë reagim të ish-presidentit, trajneri i kombëtares Panuçi kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi, për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.