Christian Panucci mund të grumbullojë një mbrojtës argjentinas me Shqipërinë. Bëhet fjalë Tomas Guidara, që luan si një mbrojtës të djathtë dhe e ka nën vëzhgim. Të paktën këtë shkruan “Ole” në Argjentinë.
Futbollisti luan në Argjentinë me Belgrano. Fjala është për 22-vjeçarin e lindur në Cordoba, më 13 mars 1996. “Tomas Guidara, mbrojtësi i djathtë i Belgrano, ka prejardhje nga ai vend europian (Shqipëria) dhe federata e futbollit atje po konsultohet me të nëse dëshiron të marrë shtetësinë shqiptare dhe të angazhohet me ekipin kombëtar, që drejtohet nga Cristian Panucci, i cili, si futbollist ka luajtur edhe me Milanin dhe Real Madridin.
Federata e atij vendi po i ndjek lojtarët anembanë botës, që kanë prejardhje shqiptare, dhe njëri prej tyre është Tomás Guidara, mbrojtësi i djathtë i Belgrano de Córdoba. Ata tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesin e lojtarit, Horacio Rossi. Nëse Guidara merr pasaportën shqiptare, ai mund të thirret nga Panucci, edhe pse Shqipëria nuk është një vend, pjesë e Komunitetit Ekonomik Europian. A do të pranojë Guidara, nëse propozimi i bëhet konkret?” – shkruan “Ole”.