osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paniku i Metës dhe intrigat me Gjykatën Kushtetuese

Paniku i Metës dhe intrigat me Gjykatën Kushtetuese

Që prej muajit qershor të këtij viti, kur nisi përzgjedhja e kandidatëve për 3 vendet e fundit vakante për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Meta u fut në ankthe të mëdha.

Ai e dinte që largimi i “kanakares” së tij Vitore Tusha dhe ribalancimi i peshës së votave nga prurjet e reja, do e vinte përpara rrezikut të madh të shkarkimit me turp nga kjo gjykatë.

Ky panik i dukshëm që u vu re në disa dalje të tij gjatë vjeshtës së këtij viti, u shoqërua me mjaft nervozizëm veçanërisht mbas sinjalit që dha Gjykata Kushtetuese lidhur me vendimin për zgjedhjet vendore.

Mbas atij vendimi, ai kuptoi që mbështetësit e tij në këtë gjykatë ishin bërë mjaft të brishtë për ta mbrojtur. Vitore Tusha dhe Marsida Xhaferrllari i’u fshehën, duke i’u justifikuar Metës me opinionin e Venezias. Ndërsa besnikja tjetër në këtë gjykatë Sonila Bejtja, u mjaftua vetëm me një mendim paralel.

Ilir Meta nga ai moment filloi të ndjej të afërt rrezikun e shkarkimit dhe e vetmja mundësi ishte të ndërhynte në KED për të lobuar për kandidatë që i kishte të besuar.

Kandidatët që ju dukën shumë të rrezikshëm për vetë integritetin e tyre, ishin kryesisht magjistratë që kishin kaluar vetingun dhe profesorë të së drejtës në universitet. Meta kombinoi ndaj tyre një sulm të mirëmenduar, në të cilën u përdorën inkonjito rolet e anëtarëve të KED, kryesuar habitshëm nga Ervin Pupe dhe nën shoqërimin e Xhaferrllarit dhe Toros.

Për herë të parë Meta përdori në këtë sulm edhe Avokaten e Popullit, e cila për shkak se i ka mbetur edhe 4 muaj mandat, është vënë në shërbim të tij dhe njëkohësisht të familjes Berisha për shkak të lidhjeve që ka me Argitën dhe Monikën.

Në çdo takim të KED si dhe me ndërkombëtarët, Erinda Ballanca nuk rreshti së lobuari vetëm për kandidatin e besuar të Metës, i cili figuron njëkohësisht edhe punonjësi i saj, i cili quhet Alket Jaupi. Ai nuk gëzon ndonjë reputacion apo veprimtari të shquar në fushën e të drejtave të njeriut, por është një personalitet tipik i përthyeshëm ndaj kujtdo që e ka nën pushtet dhe e përdor lehtësisht.

Rezultati i këtij kombinimi kaq të koordinuar të Metës me ushtarët e tij, çoi që vetëm 3 ditë më parë, njeriu i pritshëm për Metën për tu emëruar në Kushtetuese mori më shumë pikë nga të gjithë kandidatët e tjerë. Po ashtu dy vendet e tjera të vakancës arriti ti rrëzojë për mungesë kandidatësh.

Me këto dy veprime, Meta fitoi një mbështetës më shumë në Kushtetuese, duke ruajtur njëkohësisht edhe Vitore Tushen si kryetare. Tani “topi” ka kaluar në Gjykatën e Lartë, ku do duhen minimalisht 10 anëtarë që të zgjedhin kandidatin për Kushtetuese.

Aktualisht kjo gjykatë ka 9 anëtarë dhe kjo shton mundësitë që njeriu i Metës të kalojë automatikisht si anëtar në GjK, për shkak të mungesës së kuorumit. Nëse KLGJ emëron brenda Janarit 2022 anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, loja prej 6 muajsh e Metës përfundon në kosh të plehrave bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Nëse KLGJ do të vonojë, atëherë mund të themi me të drejtë, se Meta paska akoma shumë ndikim të fortë për t’i shpëtuar për herë të dytë dënimit me vendim gjykate, mbas “bllokut të kuq”, që vetëm një fletë e tij kushtonte 700 mijë euro./Ekskluzive.al