NASA ka frikë se asteroidi i radhës, që mund të godasë Tokën më 14 Shtator 2019, ka potencialin të fshijë një qytet të tërë, nëse bie në zonë të banuar.
Por një asteroid i madh që po i drejtohet sistemit tonë diellor mund të godasë një nga planetët, përfshirë edhe Tokën, brenda 120 viteve të ardhshme dhe ky asteroid shihet si shkatërrues.
Ekspertët e NASA duke theksuar faktin se një asteroid ka potencialin të jetë shkatërrimtar dhe se ky fenomen është i njohur për njeriun, shtojnë se ka ardhur koha të shtohen fondet. Drejtuesit e NASA-s po kërkojnë më shumë para për të shpenzuar për mbrojtjen planetare. Ndaj një shkencëtar i rangut të lartë të NASA-s u ka kërkuar udhëheqësve të botës të shpenzojnë më shumë parà.
Sipas tij, ndikimet e asteroidëve në shkallën e asaj që goditi Tokën 65 milionë vjet më parë, duke i dhënë fund ekzistencës së dinosaurëve, janë jashtëzakonisht të rralla, por ato janë akoma të mundshme.
Lindley Johnson, oficeri në sektorin e mbrojtjes planetare të NASA, ka thënë se një goditje tjetër e këtij lloji mund të sjellë fundin e njerëzimit, citohet ai nga gazeta britanike Express.
“Të gjitha paratë do të ishin të vlefshme me qëllim që të jemi në gjendje të rikuperojmë sadopak nga kërcënimet”, tha ai.
Shkencëtarët po sjellin në vëmendje sidomos dy incidente, njëri shekullin e kaluar dhe tjetri gjatë viteve të fundit në të cilat nuk u zbuluan shkëmbinjtë hapësinorë që vërtetojnë se Toka është ende e ndjeshme ndaj ndikimeve prej asteroidëve.
Në vitin 1908, një asteroid i vogël shpërtheu mbi Tunguska të Siberisë që shkatërroi tokat pyjore përgjatë 800 miljeve.
Në vitin 2013, një meteor me diametër 20 metra shpërtheu mbi Chelyabinsk, Rusi. Ai shkatërroi dritaret e mijëra banesave dhe shkaktoi lëndime në më shumë se 1.000 njerëz.
Kamera e vendosur në orbitë nga NASA, tregon një asteroid “përbindësh” rrezikon të godasë Tokën.
Asteroidi po ecën me 14,338 km / orë. Nga kërcënimi që paraqet, gjetja e një metode për asgjësim, po shihet si mundësi.
NASA aktualisht po e studion asteroidin Bennu, teksa ku ka nisur edhe anijen e saj hapësinore OSIRIS-Rex e cila ka mbërritur në orbitë.
Misioni pritet të japë informacion të rëndësishëm se si të shmangen asteroidet nga kursi i përplasjes së tyre me Tokën.
NASA vlerëson se megjithëse ekziston një shans i vogël që të goditet Toka, Bennu ka shumë të ngjarë të godasë Venusin para të gjithë planetëve të tjerë.
ESA ka investuar 25 milionë euro për projekte të tilla si misioni i Kërkimit Njerëzor (Hera), i cili do të studiojë asteroidin binar “Didymos”, i pritshëm të fluturojë drejt Tokës më 2022.
Studime të tilla si Hera do të ndihmojnë ESA të kuptojë më mirë se si mund të mbrojë planetin tonë nga goditjet prej asteroidëve shkatërrues.