Pallati Buckingham është mbyllur ditën e sotme, pasi një person hodhi municione brenda hapësirës së kopshtit. Dailymail shkruan se oficerët arrestuan një burrë rreth orës 19:00 sonte pasi ai iu afrua portave të Pallatit duke hedhur municone dhe fishekë.
Mësohet se asnjë nga familja mbretërore nuk ndodhej brenda në pallat në momentin e ngjarjes. Policia shtoi se objektet u gjetën dhe se burri tani është në paraburgim pasi iu gjet edhe një ‘çantë e dyshimtë’.
Dasmë të shtunën në BBV/ Kiara zbulon detaje: Nga celebrimi, tek fustani i nusërisë
Zhdukja e dy “të fortëve” të Sarandës, gazetari zbardh prapaskenat: Ja kush po i dëmton hetimet
Zgjedhjet e 14 Majit/ Premtimet elektorale kalojnë kufijtë, habit kandidati i Bashkisë Libohovë: Ofroj shërbimin funeral falas!
“Oficerët arrestuan shpejt një burrë rreth orës 19:00 të së martës, 2 maj, pasi ai iu afrua portave të Pallatit Buckingham SW1 dhe hodhi një numër sendesh – të dyshuara se ishin gëzhoja pushkë gjahu – në territorin e Pallatit. Këta janë rikuperuar dhe do të dërgohen për ekspertizë. Nuk ka raportime për të shtëna të shtëna, apo të lënduar,” thuhet në njoftim.