Havai po gllabërohet në të gjithë territorin nga llava vullkanike e cila prej më shumë se një muaji po përhapet pa ndalesë, vijon të zgjerohet me shpejtësi dhe shkrumbon çdo gjë para saj.
Mediet bëjnë me dije se deri tani llava ka djegur mbi 100 shtëpi dhe ka shkatërruar plot të tjera.
Ekspertët paralajmëruan që aty pranë gjendet një termocentral gjeotermik cili rrezikon të shpërthejë nga çasti në çast. Tymi vullkanik prej 6,400 kilometrash arriti gjithashtu deri në territorin amerikan, në Guam.
Ushtria po merr masa për evakuim masiv për shkak të situatës së vështirë dhe të pakontrollueshme nga llava.