Alarmi për shkak të një problemi teknik ka bërë që avioni ku udhëtonte kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel të bënte një ulje të detyruar.
Merkel ishte nisur për në Argjentinë për të marrë pjesë në Samitin e G20, kur avioni ka bërë uljen e detyruar.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane.
Avioni është ulur në qytetin e Këlnit për shkak të një problemi teknik.
Pas rreth 1 orë fluturimi, avioni me kancelaren në bord u ul në Këln, dhe Merkel do të udhëtojë me një avion tjetër në drejtim të Buenos Aires.
Merkel po udhëtonte me zëvendësKancelarin dhe Ministrin e Financave, Olaf Scholz, në një avion Airbus A340 i quajtur ‘Konrad Adenauer’, për nder të kancelarit të parë të Gjermanisë, i cili ka 143 vende dhe mund të fluturojë 13,500 kilometra pa u ndalur dhe është e pajisur me një sistem e mbrojtjes raketore.
‘Disa sisteme elektronike’ detyruan komandantin e avionit që të anulojë udhëtimin 15 orësh për shkaqe sigurie, shkruajnë mediat gjermane.
Kanzlerin und Vizekanzler sitzen immer noch in defektem Flieger in Köln fest. Derzeit kein Ersatzflieger bereit. Jetzt wird geprüft, auf welchem Weg die Kanzlerin doch noch zum #G20-Gipfel nach Buenos Aires kommt. Kann sein, dass es erst morgen weiter geht. pic.twitter.com/KTCySdh744
— Robert Roßmann (@RobertRossmann) November 29, 2018