Dimri i fundit 1948 erdhi rende. Drithe nuk ka. Depot e shtetit jane pothuajse te zbrazura dhe buka shperndahet me triksa, ne racione te kufizuara.
Per te mos lene qytetin pa buke, drejtori i grumbullimit, Miti Vozari, urdheron qe te bluhet gruri i fares. Ai vete dhe organet e pushtetit ne rreth mendojne se grure dhe miser ka ne fshat, por nje pjese e fshatareve te mesem, te mashtruar e te shtyre nga kulaket, e mbajne drithin te fshehur dhe e shesin ne tregun e zi. Ata jane te bindur se edhe kesaj here fshataret atdhetare nuk do t’i lene te vuaje urie vellezerit e tyre puntore te qytetit.
Ne drejtim te fshatit nisen grupe te agjiatoreve te perbere nga puntore, te rinj e te reja. Keta i sqarojne fshataret se aleati i tyre i vetem eshte klasa puntore. Puna sqaruese jep frytet e veta. Drejt qytetit niset karvani me grure dhe miser.
Skenarist Teodor Laco, regjisori Viktor Gjika dhe piktori Azis Karalliu u nderuan me cmim te vecante per komponentet dhe me medaljon ne Festivalin II te Filmit Shqiptar me 1977.
Bujar Lako u nderua me medaljonin e festivalit per interpretimin e rolit te Martin Krekes. Ne nentor 1979, me rastin e 35-vjetorit te Clirimit te Atdheut, fitoi Cmimin e Republikes te Klasit I per kete rol dhe per rolin e Halit Beratit ne filmin “Gjeneral gramafoni”.