osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pandemia ndryshon planet, Asambleja e PS pritet të mblidhet online në 3 qytete brenda javës së parë të shtatorit

Pandemia ndryshon planet, Asambleja e PS pritet të mblidhet online në 3 qytete brenda javës së parë të shtatorit

Pandemia e Covid-19 duket se ka trembur dhe ka ndryshuar planet e socialistëve. Edhe pse u përfol se mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë pritet të mblidhej në 10 ditshin e parë të shtatorit, socialistët nuk do t’i shohim kaq pranë njëri-tjetrit në organizimin e radhës.

Kështu gazeta ka mësuar se për herë të parë, Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online, në pamundësi për të mbledhur fizikisht një numër të konsiderueshëm njerëzish , për shkak të pandemisë Covid-19. Sipas informacioneve mësohet se Asambleja online nuk do të zhvillohet vetëm në Tiranë, ndonëse aty do të jetë baza kryesore.

Selia rozë po shqyrton mundësinë e mbledhjes së ekipeve të saj në 3 rajone të Shqipërisë, rajoni i veriut të organizohet në Shkodër, rajoni qendror në Tiranë dhe jugu në Fier. Të gjitha këto rajone do të jenë në komunikim online me bazën në Tiranë, ku socialistët mendohet të organizohen tek Amfiteatri, i cili sipas tyre, ka kapacitet mjaftueshëm për të siguruar distancimin e nevojshëm.

Por ndonëse nuk është caktuar ende një datë, i sigurt është fakti që Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet brenda javës së parë të shtatorit, pra pa filluar sesioni i ri parlamentar. Ndërkohë ndryshime të rëndësishme pritet të ketë në kupolën e PS, pasi nga Asambleja do të dalin dhe organet drejtuese të kësaj partie, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, kryesia dhe sekretariati ekzekutiv.

Sa i përket kryesisë, jo pak pikëpyetje ka për disa nga anëtarët aktualë si Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, etj, emra që gazeta i lançoi edhe pak ditë më parë. Nga ana tjetër organizimi i Asamblesë do të shtojë dhe ankthin e ministrave, pasi shumë është përfolur dhe për ndryshime në qeveri.

Kujtojmë që eksponentë të ndryshëm të Partisë Socialiste, nuk e kanë përjashtuar si mundësi rifreskimin e kabinetit të qeverisë, ndonëse e kanë lënë në dorë të kryeministrit Edi Rama të vendosë nëse në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë me një qeveri të ndryshuar ose jo.

Më herët këtë lajm se Asambleja e PS mund të mblidhej online e ka paralajmëruar pak ditë më parë edhe deputeti socialist, Arben Pëllumbi. “Ne do të mbledhim Asamblenë e përgjithshme për të cilën jemi duke u përgatitur qoftë në variantin online ose do të shkojmë në një sallë të madhe dhe të respektojnë distancën sociale. Duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm mbi këto protokolle sigurie anticovid”, deklaroi Pëllumbi.