Këngëtarja e famshme, Madonna, ka vërtetuar së fundmi se shpirti i saj rebel ende nuk është zhdukur. Teksa ishte e ftuar në emisionin “The Tonight Show” për të dhënë një intervistë, artistja u shtri në tavolinën e prezantuesit Jimmy Fallon.
“The Week” shkruan se 63-vjeçarja u ngrit papritmas gjatë bisedës në studio dhe u shtri në tavolinën e Jimmy-t. I vënë në siklet, Fallon hoqi xhaketën e tij për të mbuluar të pasmet e këngëtares, gjatë kohës që ajo po bënte një kërcim sensual.
Pas këtij veprimi, ylli i muzikës pop u ngrit dhe u kthye të ulej në vendin e saj. Ajo tha: “Jeta nuk është vetëm të intervistosh macet. A nuk doni të flisni me një të rritur? Le të flasim me disa të rritur. A po flisni me një të rritur tani?“.