Pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e së shtunës që u mbyll pas mesnate me sulme ndaj institucioneve me bomba molotov, fishekzjarrë e sende të forta ndaj efektivëve të policisë, pasditen e sotme opozita ka nisur marshimin paqësor në 5 institucione.
Sipas PD, simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre