PD, LSI dhe aleatët që tashmë ndodhen jashtë parlamentit dhe kanë bojkotuar deri më tani zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nisën pasditen e kësaj të enjteje protestat antiqeveritare me bllokimin e 5 akseve kryesore rrugore që lidhin jugun dhe Veriun me kryeqytetin.
Në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, militantët e PD dhe LSI kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve për rreth një orë. Megjithë thirrjet e vazhdueshme të liderëve të opozitës për pjesëmarrje në protestë numri i tyre ka qenë i pakët.