Reshjet e dëborës kanë mbuluar parkun Kombëtar të Qafshtamës në pjesën lindore të Krujës ku trashësia e dëborës në afërsi shkon rreth 10 centimetër. Nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo problematika të tjera.
Flokët e dëborës kanë mbuluar gjithçka, në qytetin e Pukës duke ofruar një pamje magjepsëse. Siç shihet në fotot e shpërndara nga kryeministri Edi Rama kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet.