Emisioni i një dite më parë në “Top Show”, ku ishin të ftuar mes të tjerëve Shpëtim Nazarko, Alfred Lela dhe deputeti i PD Salianji, është përfshirë nga debate të ashpra, të cilat kanë shkuar deri në ofendime.
Fyerjet ndaj njëri tjetrit kanë qënë tepër të forta dhe të ashpra, duke përmendur të gjitha epitetet e mundshme fyese, por analisti Shpëtim Nazarko përtej gjithë gjërave të tjera që i kishte të drejta, Alfred Lelën e ka fyer shumë rëndë.
Nazarko në inat e sipër nuk ka munguar t’i kujtojë homoseksualit Alfred Lela faktin e orientimit seksual ndryshe, një shkelje e ligjit dhe e mbrojtjes së të drejtave të homoseksualëve.
Madje si një homofob ekstremist analisti Nazarko i ka thënë analistit Lela, njëherësh dhe menaxherit të portalit të Bashës, se “mendon me b..thë”, dhe “i bie b…thës” pasi nuk ka asgje për të thënë në këtë vend.
Por ka përmendur dhe fyerje të tjera në adresë të analistit Lela, që sipas Nazarkos ka punuar gjatë si kamerier veç të tjerave, në Amerikë.
“Pamfleti” e denoncon këtë akt të paprecedent ku në mënyrë publike analisti Nazarko ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e një homoseksuali, në rastin konkret analistit Alfred Lela.
Njëherësh kërkon nga organet ligjzbatuese që të ndërhyjnë me forcën e ligjit për të vënë në vend nderin e Lelës, pavarësisht orientimit seksual ndryshe të tij.
Për këtë qëllim dhe në funksion të këtij denoncimi parimor, i vëmë Prokurorisë në dizpozicion dhe videon me zë dhe figurë të emisionit, ku sidomos pas minutës së 23-të të saj situata është rënduar./Pamfleti.com