Edi Paloka është përplasur me analistin Karlo Bollino, në emisionin “Open”.
Shkak për debatin është bërë deklarata e Bollinos, se nuk beson në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe hapjen në PD.
Nga ana tjetër Paloka iu përgjigj Bolinos, duke thënë se nuk e pranon këtë nga një person që mbështet listat e hapura me kriminelë të Edi Ramës.
Paloka-Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD
Bolino-Ma trego me raste konkrete
Paloka-Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk ramës me listat me kriminele dhe thojnë që pd nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo
Bolino-Bëni kujdes
Paloka- Nuk bëj kujdes me ata si ty, sepse jeni njerëzit që mbani ison e një njeriu më negativ.
Harroje ktë me Karlon do e bëjmë hapjen, Karlo të kthejë paratë që i ka marrë shqiptarëve.
Paloka-Unë jam gazetar i lirë, kam punuar 10 vjet tek Rilindja Demokratike.
Më gjej në artikujt e mi që unë ta kem lëpi shefin tim