Në ditën që kryeqyteti feston ditën e verës, dy të rinj kanë tentuar të godasin me bojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.
Mësohet se ‘atentati’ me bojë është bërë gjatë festimeve dhe gjatë kohës që kryebashkiaku mbaroi fjalimin e tij. Por, shënjestra edhe këtë herë ka gabuar.
Edhe sot, një ditë pas protestës së opozitës të rinjtë e LRI-së dhe FRPD-së kanë protestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.
Ende nuk dihet nëse ngjarja në fjalë lidhet me ta.
Siç duket Paloku ka nxjeerr specialista bojaxhi që do quhen palokët e vegjël paçka se nuk kanë nishan do pregatiten, sepse vetëm me bojë dhe letra “Rama ik”, palokët do vijnë në pushtet.