osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paloka kërcënon: Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën dhe bërë pis UÇK! Do të japësh llogari për zullumet e tua!

Paloka kërcënon: Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën dhe bërë pis UÇK! Do të japësh llogari për zullumet e tua!

Kryeministri Edi Rama i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha të sqarohet për rolin e tij në hetimin e krimit të serbëve ndaj shqiptarëve.

Por në vend të tij, reagoi nënkryetari i PD, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, Paloka e hodhi fajin tek PS dhe kryeministri Edi Rama.

“Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë, janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh: Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës. Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua. Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19.

Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje”, reagon nënkryetari i PD.

Edi Paloka e akuzoi Edi Ramën se po e dëmton Kosovën, ndërsa e paralajmëroi se shumë shpejt do të japë llogari.

“Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua. Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve!”, deklaron numri dy i demokratëve!