osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Palloshat e d.hunës, do na mbrojnë demokracinë. Lum si na, o hej!

Palloshat e d.hunës, do na mbrojnë demokracinë. Lum si na, o hej!

Nga Akil Ylli

Dihet ajo, qe sa here mblidhen kokat e mdhaja te Shqupit, per te marre vendime te rendesishme, produkti do te jete shuma: e rrenave te daluna bojet te “Matufit Dixhital”; broçkullave qe nxjerr Lulashi, sa here i jepet mundesia me hape gojen dhe dallkauklleqeve qe formulojne dallkauket e shquar te saj, neper ekranet e mediave te blera prej Piktorit. Por tek ky vendimi i fundit, per krijim e Aleancen Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, aty marria kishte marre permasa, te ngjashme me shperthimin e bombes atomike.

Badabuuuuuum, dhe shperthimi mbuloj dhene! Ja çfare thuhej: “1.Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal”, bla, bla, bla, “për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.” Ndersa diku me poshte, prap bla, bla, bla, “si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.” Fiks, lajthitje atomike!

Natyrisht, shkeputa vetem nje nga detyrat, me te cilen kishin ngarkuar perfaqsuesit e tyre. Kjo dhe per arsyen, se nuk i dihet, ka njerez me sensibilitet te theksuar, dhe mund te pesojne ndonje shok emocional. Sidoqofte, gjithçka tjeter ishte e tepert. E gjitha çfare kishin zhugate ne ate vendim, ishte pothuajse e njejte: vertitej ndermjet budallekut e karabushllekut. Hiqja Lens, e futja Prens!

“Aleanca per Mbrojten e Demokracis”, yyyyyyy, me e pa keshtu si batute, tingllon shume bukur, ta çon mishin kokerr! Por kur i hap syte mbas mallengjimit dhe vjen ne vete, dhe sheh aleatet me te cilet jane lidhe ny ne “Aleance”, at’here se ke te veshtire te bindesh qe: Ja kane futur pordhes kot!

Aleance me qirje Dulaqin, Nard Gaztorin, Fatmir Gerdecin, Dash Sarahoshin, Tim Camin pa çam, eshte njesoj, si te besh aleance me nje cirk familjare shetites gabelsh, ku personazhi me aktraktiv, eshte harusha. Yyyyyyp Xhixhi!

Per fat t’keq, “Aleances”, pak para konstituimit, i ra nje damblla e madhe, dhe humbi dy alamet pedinash te forta nga radhet e saj: Gjuzin, legalistin Naltmadhnor dhe Roshin e pulaxhinjve te Ballit. Me bashkengjitjen e ketyre dyve, “Aleanca” do ndjehej plotsisht e blinduar. Askush s’do gjente me vrime, per te sabotuar misionin e saj te larte. Ne çfare do rastit, sa here per arsye madhore, mund te mungonte harusha, ishin te garantuar 150%, qe i kishin zevendesuesit e denje. Bile, bile, perflitet, qe harusha e gezon ate post, fale nje rekomandimi super te fuqishme. Perndryshe Nard Gaztori, do t’ja kishte marre rolin, ka here. Keqardhje per Nardin!

Mandej i kane shtuar dhe binomin, “Mbrojtjen e demokracis”. Aaah, pa, paaa, çfare mrekulliet! Ktu zor se i mban kush lotet. Me kete binom, gjithkush e ve festen me nje ane e flen rehat. Demokracin e kemi, ne duar te sigurta. Rrofte qirje Dulaqi, Nard Gaztori, Fatmir Gerdeci, Dash Sarahoshi e Tim Cami pa çam! Pa harru harushen!

Po mire mor shok, po si do na e mbrojne demokracin keta!? Sa here qe te gjendet ne rrezik ajo, do sulmojne policin me molotov!? 60 dhjete ruajtes te rendit, jane plagosur e gjymtuar deri me tani. Po pse mo, sa here te na rrezikohet ajo, ata do sulmojne institucionet e Shtetit dhe demet duhet ti paguajme ne prej xhepit!? Apo duhet te sorollatemi rrugve, per te gjetur nje shteg kalimi, o te presim me ore te tera, sepse per shkak se demokracia eshte ne rrezik, “Aleanca” ka bllokuar nyjet e trafikut!? Perveç stresit, kush paguan per keto!? Natyrish, ne! Po m’duket, si i fije shtrejt se! – Po durim o mik, mbrojtja e demokracis kerkon sakrifica!

Mirpo kur thone, “marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik e kushtetues.” dhe “si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, ne kete rast perveç marris, te sjellin ndermend dhe reminishenca te hidhura nga historia. Tobestak fyrallah!

Marria qendron ne ate, se i dalin zot si magjypi dinit, dhe marrin ata persiper te bejne prokurorin, gjykatsin e m’the e t’thash. Vendosin n’kry t’vet, duke i shumzu tane me zero, dhe na iluminojne, se kur na rrezikohet demokracia e kur rendi kushtetues. I marri brina ska, è!

Kurse kur thone, “planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, kuptohet qe ne kete rast, kane marre çilsat e Maliqit, duke marre kopetencat e ruajtesve te rendit dhe te ShIK-ut. Vdesin per nje çik SHIK! A thu prap, do riçfaqet Korpusi i Hajdarave, à!?

Por si valle, do ti organizojne frymore qe kane ne terren!? Ne formen e skuadroneve kemishzeza, kemish bojkafesh, apo format, ton tom makutesh e grupe kontrollit te klases puntore? Sepse vetem te tillet, dalin rrugve, futen ne zyra shtetit e ngrejne postoblloqe si t’ju çohet, me i ba karshillek policis e organeve te kontrollit. Shoqeria umane, s’njeh forme tjeter me t’paligjshme e krimale ne historin e saj, sa organizimi i partive ne kete format. Ky ashte antishteti, mor zotni! Bane Zot anderr!

Merre me mend, Palloshat e demokracis, do dalin per ta mbrojtur ate, prej abuzimit qe pritet ti bejne qytetaret, me te drejten apsurde per te votuar! Qytetaret, si matufe te handakosur, ngaqe Rilandja i ka shtyre ta humbin simiten, me keq se Xhaferri, pritet qe t’ju drejtohen kutive te votimit, me mendimin, se po kryejne nje veprim lire, sacro santo, qe ju a ka garantuar Kushtetuta. Peffff, çfare teveqelash! Ndalu beg, se ka hendek! Rrofshin Palloshat e Demokracis!

Nuk dihet se si do te reagoje, perjashto psikiatrit, ne kete rast prokuroria, kur eshte shkel ligji, me kater kambe? Ne t’vertet, ajo gjendet hala ne Purgator, qysh mbas shkermoqjes totale te themeleve, te ngritura me kujdes te vençante, nga arkitektet e shkatrrimit te kesaj “Aleance”. Prandaj, deri sa ta marre veten plotsisht, ka shume te ngjare, qe ajo te qendroje ne gjendje te ngrire, deri sa te rikonstruktohet plotesisht. Nuk ashte e lehte, me prish tane rehatin, nen hijen e “Plepave”!