osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Palestinezët padi në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së, kërkojnë largimin e ambasadës amerikane nga Jeruzalemi

Palestinezët padi në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së, kërkojnë largimin e ambasadës amerikane nga Jeruzalemi

Autoriteti autonom palestinez kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së të largojë ambasadën amerikane nga Jeruzalemi. Juridikisht procesi mund të ketë sukses, por në politikën reale kjo nuk sjell ndryshime.

Palestinezët kanë kërkuar ngritjen e një padie në Gjykatën Ndërkombëtare kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Ramallah. Instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara konfirmoi iniciimin e një procesi, pro nuk ka datë për seancën dëgjuese. Autoriteti autonom palestinez kërkon që gjykata të udhëzojë SHBA të largojë përfaqësinë e saj diplomatike nga Jeruzalemi.

Pala palestineze mbështetet në akuzën e saj në konventën e Vjenës 1961, që rregullon marrëdhëniet diplomatike mes shteteve. Në bazë të saj, ambasada duhet të jetë në territorin e vendit pritës. Për shkak të statusit të veçantë të Jeruzalemit, sipas autoritetit palestinez, “zhvendosja e ambasadës së SHBA në Izrael drejt Jeruzalemit është një shkelje e konventës së Vjenës”. Procedura mund të zgjasë me vite.

Që nga zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem, palestinezët e bojkotojnë qeverinë amerikane duke deklaruar, se SHBA është diskualifikuar si ndërmjetësuese neutrale në konfliktin e Lindjes së Mesme. SHBA në muajt e fundit shkurtuan miliona ndihma humanitare për UNRWA-n, organizatën humanitare të OKB-së për palestinezët. Trump kërkon të kthejë me këtë palestinezët në tryezën e bisedimeve me Izraelin./DW