osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pakti për Universitetin, 11 VKM dhe 4 urdhrat e Ramës (Dokumenti)

Pakti për Universitetin, 11 VKM dhe 4 urdhrat e Ramës (Dokumenti)

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura sot vendimet e qeverisë për studentët të përmbledhura të gjitha në Paktin për Universitetin. Bëhet fjalë për 11 VKM dhe 4 urdhra që kreu i qeverisë ka dhënë sot për studentet.

PAKTI PËR UNIVERSITETIN

KËRKESA E PARË E STUDENTËVE

Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).

Situata aktuale:

Kostoja për student për çdo IAL dallon në varësi të programit dhe IAL-së, duke shkuar nga më e vogla prej 55,000 lekë në Universitetin e Durrësit deri tek ajo më e larta në 470,000 lekë në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Kontributi i buxhetit të shtetit tek kjo kosto shkon nga 54% tek kostoja më e ulët deri në 91% tek kostoja më e lartë.
Si rezultat, studenti paguan 25,000 lekë tek programi me koston më të ulët deri tek 40,000 lekë tek programi me koston më të lartë.

Çfarë vendosëm sot:

Për sa më lart sot u Miratuan 4 Vendime të Këshillit të Ministrave:

Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, që përfitojnë ulje të tarifës vjetore të studimit;

Për disa ndryshime në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, i ndryshuar;

Për disa ndryshime në vendimin nr. 288, datë 21.5.2018 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, i ndryshuar;

Për disa ndryshime në vendimin nr. 269, datë 29.3.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, i ndryshuar.

Shpjegimi i vendimmarrjes:

Tarifat në Nivelin e Parë të Studimeve (Bachelor) të paguhen nga Qeveria për këto kategori:

Përkrahja:

Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.

Studentet nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj.

Ekselenca:

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.

Një mundësi e ndershme për çdo student:

Të gjithë studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit.

Studentët e humbasin këtë mundësi nëse nuk mbajnë gjatë studimit një mesatare mbi 6 në vitet pasardhëse.

Tarifat në Nivelin e Dytë të Studimeve (Master) të paguhen nga Qeveria për këto kategori:

Studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjithë grupeve të tjera të përcaktuara në këtë vendim, përfitojnë financimin deri në 50% të tarifës së regjistrimit, kategori të cilat deri përpara këtij vendimi paguanin tarifë të plotë.

Sistemi i Konvikteve në Arsimin e Lartë Publik

Situata aktuale

Aktualisht, funksionojnë 8 shoqëri për akomodimin e studentëve (shoqëritë e trajtimit të studentëve) 3 prej të cilave janë në Tiranë dhe 5 të tjera në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë.

Problematikat:

Mbështetja buxhetore që marrin nga buxheti i shtetit në shumen 350 milionë lekë duhet të rishikohet në rritje, pasi është në masë të ulët dhe i referohet çmimeve të përcaktuara me udhëzimin e vitit 2003.

Zgjidhja:

Në Aktin Normativ të buxhetit 2018 që pritet të miratohet së shpejti, janë parashikuar rreth 300 milionë lekë shtesë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën e konvikteve për vitin 2019.

Nëpërmjet një financimi total prej 16.8 milionë euro si më sipër, dhënë nga Qeveria Gjermane, do të mundësohet rehabilitimi i një numri maksimal prej 13 godinash të rezidencave studentore universitare në Tiranë (nga 37 godina që përllogariten të jenë në total në qytetin e Tiranës).

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë është duke negociuar me KFW për të vazhduar rehabilitimin e banesave studentore, për një projekt me vlerë 27 milionë euro nga të cilat 7 milionë euro grand dhe 20 milionë euro kredi.

Afati i realizimit:

Brenda një periudhe 3-vjecare për ndërhyrje në rikonstruksione.

KËRKESA E DYTË E STUDENTËVE

Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.

Situata aktuale:

Institucionet e arsimit të lartë publike gëzojnë të drejtën:

• Për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave sipas veprimtarisë dhe nevojave të institucionit;

• Për të përcaktuar tarifat e studimit në përputhje me këtë ligj.

IAL-të i hartojnë vetë buxhetet e tyre duke filluar nga niveli i çdo departamenti, në nivel fakulteti e më pas buxhetet konsolidohen në nivel IAL-je.

Buxheti miratohet paraprakisht nga Senati Akademik dhe me pas I kalohet për aprovim final Bordit të Administrimit.

Problematika:

Studentët por edhe një pjesë e madhe e stafeve pedagogjike kane informacion të limituar mbi buxhetin, si në nivelin e hartimit dhe aprovimit të tij, ashtu dhe gjatë shpenzimeve sipas.

Çfarë vendosëm sot:

Për këtë çështje është miratuar sot VKM “Për garantimin e transparencës financiare në institucionet publike të arsimit te lartë”.

Shpjegimi i vendimmarrjes:

Krijohet portali i transparencës dhe të trajtimit të ankesave me qëllim garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë.

Portali të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen on-line:

Të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo institucioni të arsimit të lartë;

Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare sipas përcaktimit të kësaj shkronje.

• Të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA), buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera, të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale të çdo institucioni publik të arsimit të lartë;

• Informacion për procedurat e prokurimit publik (parashikim/realizim) apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat;

• Vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera drejtuese/ vendimmarrëse;

• Kuotat e parashikuara për çdo vit akademik;

• Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor dhe procedurat përkatëse;

• Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse (bursat publike dhe ato specifike për çdo universitet);

• Marrëveshjet dy-apo shumëpalëshe në nivel universitetesh;

• Të dhënat për bursat dhe stimujt financiarë të ofruara nga shteti për studentët;

• CV-të e pedagogëve;

• Rezultatet e kontrollit dhe të verifikimit të titujve shkencorë;

• Mekanizmat dhe procedurat për bërjen e kërkesave dhe paraqitjen e ankesave në lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve/ organeve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, procedurën, nëpërmjet së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të institucionit të arsimit të lartë.

Krijohet struktura përgjegjëse për kontrollin e transparencës së arsimit të lartë për trajtimin e ankesave në platformën e transparencës on-line, kontrollin e transparencës.

Afati i realizimit:

Prill 2019

KËRKESA E TRETË E STUDENTËVE

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik

Situata aktuale:

Ligji për Arsimin e Lartë e organizon pjesëmarrjen e Studentëve nëpërmjet katër elementëve:

• Pjesëmarrja në Senat;

• Pjesëmarrja në Zgjedhje;

• Pjesëmarrja në Komisionet e Përhershme;

• Këshillat studentorë.

Ligji u njeh të drejtën Studentëve të përfaqësohen në të gjitha komisionet e përhershme.

Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale, që organizohen në nivel Universiteti dhe në nivel Fakulteti.

Ato kryejnë funksione në fushat e përcaktuara në statut, që lidhen kryesisht me kualifikimin shkencor dhe promovimin akademik, garantimin e standardeve të cilësisë të institucionit dhe programeve të studimit, me mbarëvajtjen e veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët, në përputhje me misionin dhe politikat e institucionit.

Ligji u njeh Studentëve të drejtën të organizohen në këshilla studentorë në nivel njësie kryesore, (fakultet) institucioni të arsimit të lartë si edhe në nivel kombëtar.

Këshillat e studentëve promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë.

Problematika:

Në masë të madhe Këshillat Studentorë dhe Komisionet e Përhershme nuk janë ngritur.

Këto institucione janë konceptuar për të qenë pika më e afërt e takimit dhe më e shpeshtë për problematikat e studentëve.

Mungesa e tyre ka sjellë tek studentët ndjesinë e nënpërfaqsimit dhe për rrjedhojë kërkesën për rritje të përfaqësimit.

Çfarë vendosëm sot:

Për këtë pikë sot kam Firmosur Urdhrin e Kryeministrit – Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e modelit të statutit për institucionet publike të arsimit të lartë.

Statuti Tip do të lehtësojë punën e IAL-ve për miratimin e statuteve të tyre, nga ku do të nisi procesi i zgjedhjeve te Këshillave Studentorë dhe Komisioneve të Përhershme.

Cila do jetë zgjidhja:

Mbyllja e procesit të statuteve te IAL-ve Publike.

Asistence Ligjore për ta nëse paraqitet e nevojshme.

Hapja e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë.

Monitorimi i Komisioneve të Përhershme dhe përfaqësimi në të i Studentëve në përputhje me Statutin.

Afati i realizimit:

Qershor 2019.

KËRKESA E KATËRT E STUDENTËVE

Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

Situata aktuale:

Gjatë verifikimit të kritereve të ligjshmërisë për të gjitha IAL-të në vend është konstatuar:

• Mosrespektim të standardit të udhëheqjes 1 profesor jo më shumë se 5 doktorantë duke kaluar 1 profesor me 15 doktorantë mesatarisht. Madje gjetëm 1 profesor me 41 doktorantë.

• Mosrespektim i afateve kohore në marrjen e titullit. Në Akademinë e Albanologjisë janë dhënë doktoratura të marra për tre muaj.

• Nuk ka asnjë raport verifikimi të plagjiaturës.

Çfarë vendosëm sot:

Për këtë çështje sot u Miratua VKM – Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore.

Si dhe u hap për konsultim publik draft ligji – “Për kodin e sjelljes për integritet në kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Shpjegimi i vendimmarrjes:

Krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në Republikën e Shqipërisë, pranë Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin.

Institucionet e Arsimit të Lartë si dhe çdo institucion tjetër shtetëror që disponon kopje origjinale të disertacioneve kanë detyrimin që brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të depozitojnë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin kopje të njehsuar me origjinalin si dhe materialin në formë elektronike.

Ministria përgjegjëse për arsimin kryen kontrollin digjital antiplagjiaturë nëpërmjet një softueri për kontroll automatik si dhe programe apo pajisje të tjera.

Ministria përgjegjëse për arsimin i përcjell institucioneve të arsimit të lartë rezultatet e gjetjeve nga kontrolli antiplagjiaturë, mbi bazën e të cilave do të bëhet rivlerësimi mbi gradën shkencore të dyshuar si plagjiaturë.

Institucioni i arsimit të lartë, brenda 90 ditëve nga vënia në dispozicion të gjetjeve të kontrollit antiplagjiaturë i njofton ministrisë përgjegjëse për arsimin vendimin e rivlerësimit përfundimtar për çdo gradë shkencore të shqyrtuar.

Kodi i Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë, më poshtë Kodi i Etikës, përmban parimet dhe normat themelore të sjelljes së institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre si edhe personelit të tyre akademik a kërkues shkencor, konform Kodit Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor.

Qëllimi i Kodit të Etikës është të kthejë në normë ligjore Kodin Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor dhe të shërbejë si një kornizë vetërregulluese për ushtrimin dhe mbajtjen e përgjegjësive ligjore, institucionale, profesionale, morale e shoqërore të institucioneve dhe të pjesëtarëve të komuniteteve akademike e shkencore.

Kodi i Etikës synon të ruajë, të garantojë dhe të mbrojë pastërtinë dhe integritetin akademik, profesional, institucional dhe moral të veprimtarisë akademike e kërkimore- shkencore në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare bashkëkohore të veprimtarisë akademike dhe të kërkimit shkencor.

KËRKESA E PESTË E STUDENTËVE

Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Situata aktuale:

Sipas Ligjit, Bordet e Administrimit përbëhen nga shtatë anëtarë, të punësuar me kohë të pjesshme.

Anëtarët, përfaqësues të IAL-së, përzgjidhen nga Senati Akademik i IAL-së.

Anëtarët përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe njësisë së qeverisjes vendore, janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike dhe emërohen përkatësisht nga ministri përgjegjës për arsimin dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore.

Problematika:

Bordet kanë pasur një profil të ulët publik, dhe roli i tyre nuk është i kuptuar mirë nga universiteti por edhe nga publiku.

Bordet megjithëse kanë përmirësuar ndjeshëm menaxhimin financiar të IAL-ve publike, nuk ia kanë dalë të ulin perceptimin e keq menaxhimit financiar në IAL.

Studentët kërkojnë përfaqësim në Bordin e IAL-ve.

Çfarë vendosëm sot:

Për këtë çështje sot është miratuar VKM “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të administrimit, në institucionet publike të arsimit të lartë përfaqësues të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin”.

Shpjegimi i vendimmarrjes:

Shkarkimi i të gjithë anëtarëve të bordeve të emëruar nga Ministria e Arsimit.

Emërimet e reja të bëhen më një proces të hapur dhe me vëmendje publike.

Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR, të vijë propozim nga studentët, por të jetë figurë publike në përputhje me ligjin.

Senatet janë të lira ligjërisht që ndër vendet që ata kanë në borde të propozojnë një prej studentëve anëtarë senati, apo drejtues të Këshillit Studentor.

Nëse kjo vendoset në Statutin e Universitetit, prezenca normohet definitivisht.

Afati i realizimit:

Prill – Maj 2019.

KËRKESA E GJASHTË E STUDENTËVE

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.

Situata aktuale:

Shqipëria nuk ka traditë në ofrim të favorizuar shërbimesh për studentët.

Ndaj nga Shkurti 2018 e në vazhdim ka pasur një sërë komunikimesh për këtë qëllim me Komisionin Europian, jo vetëm për përfshirjen e Shqipërisë në Kartën Europiane te studentit, por dhe për të siguruar një asistencë të vazhdueshme nga pala franceze për këtë projekt.

Në nëntor 2018, është lidhur marrëveshja dypalëshe nga QSHA dhe ekuivalenti i saj Francez në përgatitjen dhe implementimin e European Student Card në Shqipëri.

Problematika:

Procesi ka kërkuar kohë për tu realizuar, pasi kërkohet përfshirja nga institucione vendore, qendrore dhe biznesi.

Mungesa e përvojës dhe kulturës për shërbime të favorizuara për studentët.

Mungesa e gatishmërisë së institucioneve për të mundësuar shërbime të dedikuara.

Cila do jetë zgjidhja:

MASR do të bëjë publike marrëveshjet e lidhura dhe listën e shërbimeve që përfitohen nga studentët me entet shtetërore, Bashkitë dhe subjektet private.

Është duke u draftuar një udhëzues teknik për mënyrën e aplikimit dhe çështje të tjera teknike që kanë lidhje me formatin dhe të dhëna të kartës, aplikimin online, etj., i cili do të marrë formë ligjore pas përfundimit të softit për aplikimin e kartës.

Afati:

Miratimi i 2 VKM-ve brenda Janarit 2019.

Lëshimi i kartës për çdo student Shtator – Dhjetor 2019.

KËRKESA E SHTATË E STUDENTVE

Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

Situata aktuale:

Deri më sot aksesi drejt librave dhe revistave shkencore ka qenë një veprimtari që është lidhur drejtpërsëdrejti me vendimmarrjen autonome të institucioneve të arsimit të lartë.

Mungesa e aksesueshmerisë drejt botimeve me të fundit shkencore ka sjellë dhe një kosto të shtuar ekonomike, pasi kjo mungesë e kthen në domosdoshmëri blerjen e librave dhe titujve fizike.

Çfarë vendosëm sot:

Për këtë çështje është miratuar VKM “Për ngritjen e komisionit të përcaktimit të literaturës akademike ndërkombëtare në institucionet e arsimit të lartë, që do të përkthehen në gjuhen shqipe”;

Duke hedhur kështu një hap të madh në përmirësimin e titujve akademik, ne IAL-të e vendit.

Cila do jetë zgjidhja:

Brenda muajit Mars fillon funksionimi i bibliotekës dixhitale, që do të jetë e aksesueshme nga çdo student e staf akademik në të gjithë vendin.

Afati i realizimit:

Maj 2019.

KËRKESA E TETË E STUDENTËVE

Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Situata aktuale:

Në arsimin e lartë shqiptar është vendosur një standard i ri, të gjitha universitetet janë akredituar ndërkombtarisht nga Quality Assurance Agency, megjithatë sikundër u cilësua dhe në raportin e akreditimit të QAA, disa institucione publike të arsimit të lartë, nuk treguan seriozitetin e duhur në zhvillimin e procesit të akreditimit, kjo si pasojë e konflikteve të brendshme mes strukturave drejtuese, por edhe si rrjedhojë e mungesës së kulturës institucionale, të autoriteteve drejtuese të IAL-ëve, në raportimin e veprimtarisë së tyre.
Një tjetër hap i rëndësishëm në planin e vlerësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe performancës në arsimin e lartë është miratimi i Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë si përmbledhje e standardeve shtetërore për sigurimin e cilësisë.

Ky kod është miratuar para pak kohësh nga Këshilli i Ministrave.

Çfarë vendosëm sot:

Kam firmosur Urdhrin “Për ngritjen e Grupit të Punës për ndryshimin e VKM-së për Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, në mënyrë që të adresojmë në këtë Kod shumë nga shqetësimet e ngritura nga studentët.

Gjithashtu sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave edhe VKM “Për vlerësimin e performancës në mësimdhënie të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë, nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve”.

Shpjegimi i vendimmarrjes:

Aplikimi i instrumentit të kontrollit dhe vlerësimit studentor të performancës së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të personelit akademik përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS).

Paketa 8+:

Siç dhe kam deklaruar në disa takime, që sot ka një listë me çështje që shkojnë përtej 8 Pikave.

Këto pika nuk janë shteruese dhe të tjera do të shtohet gjatë muajit Janar pas një turi më shterues që unë vetë si dhe Ministrat e Qeverisë do të ndërmarrim në çdo IAL publike në vend.

Deri më tani pikat janë:

Punësimi i 1,000 studentëve ekselentë në administratën publike.

Për këtë çështje sot janë miratuar:

• VKM Për disa ndryshime në vendimin nr.142, datë 12.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, i ndryshuar

• VKM – Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore pjesë e shërbimit civil, për vitin 2019

Kampusi i universitar i Tiranës:

Për këtë 3ështje sot kam firmosur urdhrin “Për ngritjen e grupit të punës për përgatitjen e ngritjes dhe funksionimit te korpusit universitar të Tiranës.

Lidhja sistematike e IAL-ve publike dhe fakulteteve të tyre me ministritë e linjës, për të rritur:

• Financimin nga Ministritë për Kërkim Shkencor;

• Pajtimin e fakulteteve për ofrim shërbime konsulence ndaj Shtetit;

• Krijimin e mekanizmave sistematikë, për praktika mësimore, stazhe dhe punësim të studentëve.

Krijimi i fondit të solidaritetit që do të synojë të dedikojë 20% të fondit të përgjegjësisë sociale nga kontratat koncesionare për arsimin e lartë.

***

Më herët Kryeministri Edi Rama njoftoi mbledhjen e qeverisë që në fokus kishte studentët dhe 8 kërkesat e tyre. Për kreun e qeverisë mbledhja do të dokumentojë punën mbi paktin për Universitetin.

Të gjitha vendimet do të bëhen publike në orën 11:30 në një konferencë shtypi nga kryeministri Rama.

“Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme, live 11.30😁”, shkruan Rama.

Studentët kanë protestuar për më shumë se 2 javë për plotësimin e 8 kërkesave që kanë të bëjnë me tarifat por edhe me përfshirjen e studentëve në vendimmarrje.

KERKESAT E STUDENTEVE

1. Përgjysmim i tarifës së studimit.

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.