Sipas kryeministrit Edi Rama pakti për universitetin është në ngërc dhe për këtë faji është i disa pedagogëve dhe drejtuesve të universiteteve.
Edhe pse qeveria me studentët është në një situatë paqeje, Rama kërkoi sërish angazhimin e tyre që ky pakt të zbatohet sipas afateve të paracaktuara.
Kryeministri shfrytëzoi takimin me 370 studentët ekselentë që u punësuan në administraë fal rezulateteve të tyre, për të treguar se nuk është kjo administrata që ai do të donte. ndaj dhe për këta të rinj pati edhe një porosi.
Pas protestave të studentëve, kryeministri mori angazhimin dhe hapi thirrje për 800 studentët më të mirë të punësohen në administratë si dëshmi e gadishmërisë për të bërë më shumë se studentët kërkonin nga qeveria.